PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Punonjes Social ; Psikolog



FBSH - DN
13.02.2008, 15:25
LAJMERIM PER VENDE TE LIRA PUNE


Shoqata “Fëmijët e Botës dhe të Shqipërisë – Të Drejtat e Njeriut” nje organizate qe ofron sherbime sociale per femijet ne risk dhe familjet e tyre kryesisht ne zonen e Kinostudios me qellim parandalimin e trafikimit dhe braktisjes shkollore dhe fenomenit femije rruge, kërkon të punësojë për pozicionet vakante si më poshtë



Punonjës Social
Përgjegjësitë kryesore:


Identifikimi i fëmijëve në rrezik dhe familjeve në nevojë.
Drejtimi dhe ndjekja e problematikave të fëmijëve dhe familjeve nëpërmjet vizitave ne terren.
Referimi dhe shoqërimi i përfituesit ne lidhje me nevojat e tyre ne institucionet përkatëse ( psh: qendra shëndetësore, zyra pune, mini-bashki etj)
Identifikim dhe ndjekje e fëmijëve problematik ne shkolla.

Kualifikimi i kërkuar :

o Diplome universitare , dega Punonjës Social
o Aftësi shume te mira komunikuese
o Dëshire dhe përkushtim për punën e orientuar nga përfituesit
o Njohje e gjuhëve te huaja , preferohet Anglisht
o Aftësi te mira kompjuterike




Psikolog

Përgjegjësitë kryesore:


Pritja, Këshillimi dhe ndjekja e sistemit te referimit për te gjitha rastet problematike qe vijnë ne qendër.
Ndjekja dhe këshillimi I fëmijëve me probleme.
Regjistrimi dhe mbajtja e te dhënave ne një sistem Data – Base (update)
Organizon trajnime me gratë dhe nenat e reja te komunitetit.
Përgatit materialet e nevojshme për këto trajnime.
Kualifikimi i kërkuar :

o Diplome universitare , dega Psikologji Klinike
o Aftësi shume te mira komunikuese
o Dëshire dhe përkushtim për punën e orientuar nga përfituesit
o Aftësi shume te mira kompjuterike , specifikisht Access
o Aftësi shume te mira ne te shkruar dhe analiza statistikore.
o Anglishtja ne nivel shume te mire.

Te interesuarit te dërgojnë CV dhe një letër interesimi ne adresën e internetit fbsh_dn@yahoo.com (fbsh_dn@yahoo.com) ose ne adresën postare Rr: Niko Avrami, No 28 ( pranë shkollës 9 – vjeçare Bajram Curri) brenda datës 25 Shkurt 2008.

Tel. : 04 378 192