PDA

View Full Version : Durres, ofroj vend pune Operatorë Telefonikë



ep & partners consultancy sh.p.k
23.04.2013, 01:38
Operatorë Telefonikë

eppc kërkon 40 Operatorë Telefonikë me Eksperience në Durrës.

Qendra e Re Telefonike që do të hapet në Qytetin e Durrësit është e një standardi të ndryshme nga qendrat e deritanishme që janë hapur në Shqipëri. Për herë të parë do të jetë një Qendër Telefonike e Vërtetë, lider në tregun Italian të komunikimeve telefonike, e cila realizon shërbim të shkëlqyer për klientët e saj, por që edhe trajton me dinjitet dhe respekt punonjësit e saj. Punonjësit që do të punësohen do të kenë një trajtim të vërtet dhe dinjitoz për punën e tyre. Më të mirët do të punësohen.
Ne inkurajojmë të gjithë personat që njohin shkëlqyeshëm gjuhën italiane dhe që aktualisht punojnë si operator telefonik, e janë te dalluar në punën që bëjnë, të mos ngurojnë të na kontaktojnë. Kjo është puna e vërtet e operatorit telefonik, që nga standardet e punës e deri tek trajtimi. Na kontaktoni nëse plotësoni kërkesat më poshtë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Kandidati duhet të jetë me banim në Durrës;
· Njohje e shkëlqyer e gjuhës Italiane;
· Të kenë ekspericna të mëparshme si Operator Telefonik; (edhe eksperiencat e shkurtra vlerësohen)
· Të njohin gjuhën e komunikimit në industrinë TELCO, IT, etj.
· Të jenë të gatshëm të fillojnë punë menjehere;
· Të jetë mbi 20 vjec;
· Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi.

Të dhënat:

Pozicioni: Operator telefonik;
Vendndodhja: Durrës / Rruga Taulantia;
Orari: Sipas standardeve Italiane & kodit te punës në vend;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Më e mira në treg;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 30 Prill 2013.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke
përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.