PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Teknik-Elekriçist



ROGNER HOTEL TIRANA
08.03.2013, 19:13
Teknik-Elektriçist
Vendndodhja Rogner Hotel Tirana
Departamenti Mirëmbajtja
Niveli Punonjes
Fillon 01.04.2013

Profili : Rogner Hotel Tirana ju jep një mundësi mjaft te mire: per t’u trajnuar, mesuar dhe rritur në kompanine tone. Ekipi ynë inovativ eshte duke kerkuar per një personalitet të motivuar dhe dinamik per te permbushur pozicionin Teknik-Elektriçist.

Kerkesat thelbesore dhe Funksionet:
• Diplome në Inxhinieri - energji elektrike, ose kualifikim dhe trajnim të ngjashem
• Pervoje profesionale ne te njejtin pozicion ne nje hotel ose nje kompani te fushes se mirembajtjes elektrike
• Njohuri te sistemeve shperndarese elektrike te tensionit të mesem dhe te ulet, panelet e shperndarjes se energjise.
• Aftesia per te analizuar qarqe komplekse elektrike te kontrollit dhe per t’i rregulluar
• Mirembajtja e funksionalitetit fizik duke perfshire, por jo kufizuar në, dhoma, hapesirat publike dhe jopublike.
• Aftesi per t’iu pergjigjur kerkesave te klienteve dhe porosive te kolegeve te punës ne kohe, ne menyre miqesore dhe efikase, per te vleresuar dhe riparuar pajisje jo-funksionale.
• Kryerja e nje shumëllojshmerie riparimesh dhe mirembajtjesh, duke perfshire, por jo kufizuar ne, zdrukthtari, hidraulik, pune elektrike, lyerje.
• Regjistrimi dhe raportimi i riparimeve te perfunduara, dhe ato qe kerkojne vemendje te metejshme
• Njohuri mbi rregullat e shendetit dhe sigurise ne vendin e punes
• Njohuri e gjuhes shqipe dhe angleze

Nese kemi prekur interesin tuaj, jemi duke pritur qe ju te aplikoni duke derguar CV-ne tuaj ne adresat e meposhtme, dhe shpresojme t’ju takojme se shpejti.
Email: human.resources.tirana@rogner.com
Tel: +355 4 2235 035
Fax: +355 4 2235050
Rogner Hotel Tirana
Blv. Deshmoret e Kombit, Tirane