PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Kantieri



ManeTCI
06.03.2013, 13:05
Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Inxhinier Kantieri. Bashkohuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.


PERGJEGJESITE:


Kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ.
Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
Çertifikon volumet faktike të punës, kontrollon zbatimin e çmimeve të kontraktuara deri në finalizimin e situa-cioneve pjesore dhe përmbledhëse.
Koordinon programin e punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
Kontrollon cilësinë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE.
Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
Organizon dhe koordinon me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektriçist, topograf) për punime në kantier.
Zbaton me rigorozitet kontratat e sipërmarrjes.
Zbaton me rigorozitet rregullat teknike dhe kodit të veshjes
Evidenton nevojat për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore .
Përgatit raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.
Detyra të tjera që mund ti ngarkohen.
KERKESAT:

Të ketë mbaruar shkollën e lartë në inxhineri ndërtimi.
Eksperiencë në zbatim dhe menaxhim, minimum 8 vjet.
Aftësi shumë të mira në mbikqyrje të punimeve, dokumentimi i tyre, raportim menaxherial.
Aftësi në përgatitjen e grafikëve të punimeve dhe kordinimin e zërave të ndryshme të punimeve.
Aftësi të mira në MS Project.
Aftësi të mira në Autocad.
I vetë motivuar, energjik, i aftë të drejtojë dhe të motivojë ekipin.
Zotërimi i gjuhëve të huaja, anglishtja përparësi.
Komunikues i mirë, me shkrim dhe verbal.
Fleksibël për të punuar dhe me orë të zgjatura.


TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:

burime.njerezore@manetci.al

QTU, Autostrada Tiranë—Durrës, km 6

Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorezimeve të CV-ve është deri më 13 Mars 2012.