PDA

View Full Version : 8 ide dhuratash për ditën e 8 Marsit



Lady Albania
05.03.2013, 23:54
http://ladyalbania.al/images/articles_photos/ladyalbania-8-ide-dhuratash-per-diten-e-8-Marsit-001.jpg (http://ladyalbania.al/marrdhenie/8-ide-dhuratash-per-diten-e-8-Marsit.la)

Në ditën e 8 Marsit çdo femër pret dhurata, por sigursht që edhe jep dhurata për nënën, mikeshën e ngushtë, koleget apo edhe shefen në rast se ajo është femër.

Lady Albania ju sjell në këtë artikull disa ide për dhurata për 8 Marsin.

Lule dhe Çokollata
Aroma dhe bukuria e luleve, si dhe shija e ëmbël e çokollatave bën të lumtur çdo femër. Nëse ju dëshironi vet të merrni dhurata të tilla, si shenjë e kujdesit dhe dashurisë që kanë për ju, atëherë dhurojeni këtë kënaqësi nënës suaj apo mikeshave dhe kolegëve që kanë rëndësi për ju. Mos harroni që ti shoqëroni lulet me një pusullë me një urim të veçantë, gjë që e bën dhuratën tuaj të personalizuar e të veçantë.

Një kornizë me foto
Zgjidhni një foto që ka lidhje me një moment të bukur që ju keni ndarë bashkë apo jë foto tjetër domethënëse për personin që I adresohet dhurata dhe vendoseni në një kornizë të përshtatshme për shtëpi apo zyrë. Do të jetë një kujtim I cili do të mbetet shumë gjatë.

Bizhuteri
Femrat I pëlqejnë dhe çmojnë shumë bizhuteritë. Ato janë një dhuratë ideale për çdo femër. Merrini parasysh shijet e personit që do ti bëni dhuratën dhe blini diçka që I përshtatet. Nëse planifikoni të dhuroni bizhuteri për një person shumë të afërt, si nënës, motrës, apo mikeshës së ngushtë, atëherë zgjedhja juaj duhet të jetë shumë e veçantë dhe sigurisht që kërkon mbase edhe më tepër buxhet. Në këtë rast një varëse me gurë të çmuar, vëthë apo byzylyk, të zgjedhura me shije do të ishin një dhuratë ideale.

Objekte të personalizuara
Një ide shumë e mirë për dhuratë për këtë ditë do të ishin edhe objekta të caktuara të cilat mbartin shënime apo kujtime të personalizuara, si psh: filxhanë çaji me një shënim special të bërë nga ju, një veshje e qëndisur me nënshkrimin tuaj apo me një urim të veçantë nga ju. Ju mund të përsonalizoni çdo lloj objekti, mjafton të zgjidhni një objekt që për personin ka rëndësi e me të cilin ka kontakt të shpeshtë, në mënyë që sa herë që ta shohë apo ta përdorë dhuratën tuaj, t’ju kujtojë tju ndjejë afër.

Prenotim të shërbimeve e trajtimeve për femrat
Një ide e mrekullueshme dhe që mirëpritet nga çdo femër janë shërbimet dhe trajtimet e rezervuara paraprakisht. Ju mund të dhuroni një ditë trajtim në një qendër estetike apo sallon SPA, duke përzgjedhur paketa shërbimesh që do të bëjnë të ndihet mirë dhe e kuruar përsonin që I dedikohet dhurata. Një ditë e tillë nuk ka për tu harruar dhe do ta shihni se sa do tju falenderojnë për një dhuratë si kjo.

Abonim për një shërbim
Nëse ju e dini se personi që doni ti bëni dhuratë ka pasur dëshirë të kryeje një abonim, por që për arsye të ndryshme ende nuk e ka realizuar, është moment I duhur që jut ë tregoni kujdesin dhe vëmëndjen tuaj duke ja dhuruar këtë abonim. Si ide mund të ishin: abonim disa mujor në palestër, abonim në revistën e saj të preferuar, abonim në pishinë apo sauna etj.

Produkte kozmetike dhe bukurie
Femrat gjithmonë duan të jenë të bukura e të kuruara. Prandaj një paketë dhuratë me produkte kozmetike e bukurie do të vlerësohej, aq më tepër nëse do të jenë përzgjedhur në përputhje me shijet dhe preferencat e personit që merr dhuratën.

Produkte utilitare apo aksesorë të modës
Një ide tjetër e mirë për dhuratë do të ishin produktet utilitare për përdorim në shtëpi apo zyrë, dukeju referuar githnjë shijeve dhe nevojave që mund të ketë marrësi I dhuratve. Nëse personi kujt po I bëni dhuratën është shume e dhënë pas modës, një dhuratë fantastike do të ishin aksesorë të modës, si: zyze, çantë, shall, orë etj.



www.ladyalbania.al (http://ladyalbania.al/)

Dashuri dhe përkujdesje për femrat

http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_fb_1.png (https://www.facebook.com/ladyalbania) http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_tw_1.png (http://www.twitter.com/ladyalbania) http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_rss_1 (http://www.ladyalbania.al/ladyalbania-rss.la)