PDA

View Full Version : 5 këshilla të arta për ekuilibrin midis familjes dhe karrierës



Lady Albania
05.03.2013, 17:32
http://ladyalbania.al/images/articles_photos/ladyalbania-5-keshilla-te-arta-per-ekuilibrin-midis-familjes-dhe-karrieres-001.jpg (http://ladyalbania.al/karriera/5-keshilla-te-arta-per-ekuilibrin-midis-familjes-dhe-karrieres.la#)


Nëse ju doni të keni performancë të lartë në punë dhe të kini një rritje në karrierën tuaj, shpesh herë ju ndodh të punoni me orare të zgjatura edhe jashtë zyrës, gjë që merr kohë nga shtëpia, familja, miqtë apo të afërmit tuaj.

Kjo situatë sigurisht që është e vështirë, por ama jo e papërballueshme. Në këtë gjendje janë sot shumë femra edhe në vendin tonë, të cilat nuk heqin dot dorë nga puna e tyre, por nuk duan as të lënë pas dore familjen.

Atëherë, cilat janë rregullat e arta për të ruajtur ekuilibrin dhe për të pasur sukses në të dyja këto drejtime kaq të rëndësishme?


Akumuloni rreth vetes energji pozitive. Kjo gjë fillon që nga mëngjesi, prandaj mundohuni të bëni një gjumë sa më të qetë dhe të zgjoheni gjithë energji në mëngjes, pasi që nga zgjimi fillon dita juaj. Mëngjesin mundojuni ta konsumoni me familjen pasi do të ndikojë tepër pozitivisht si tek ju ashtu edhe tek pjesëtarët e tjerë të familjes.
Kërkoni ndihmë nga familja dhe të afërmit tuaj. Pa ndihmën e tyre ju nuk ja dilni dot mbanë, prandaj shikoni mundësinë që ti ndani detyrat me bashkëshortin tuaj apo të afërmit e tjerë.
Përdorni teknologjinë në shërbimin tuaj. Teknologjia dhe sidomos pajisjet elektroshtëpiake janë një ndihmë shumë e madhe për femrën në kohërat moderne. Ju mund të kaloni disa orë me familjen, në vend që të lani enët, rrobat apo të gatuani pa fund. Përdorni pjatalarëset, lavatriçet për ti lehtësuar punë vetes. Në lidhje me gatimin, kur të jeni më e lirë, si për shembull në fundjavë, gatuani disa lloj recetash dhe ruajini ato në frigorifor për ti konsumuar më vonë. Gjithashtu, përfshini edhe pjesëtarët e tjerë të familjes tju ndihmojnë në punët e shtëpisë, duke vendosur rregullin që gjithkush të kujdeset për detyrat dhe pjesën e vet të pastërtisë.
Gjeni zgjidhjen e duhur për fëmijët tuaj. Nëse keni fëmijë të vogël dhe puna juaj nuk ju lë hapësira që të kujdeseni vet për të gjatë ditës, atëherë gjeni një çerdhe ose kopësht të përshtatshëm për fëmijën tuaj, apo në rast se fëmija është shumë i vogël dhe nuk keni ndonjë të afërm pranë kujt tia besoni fëmijën gjatë orarit të punës, atëherë punësoni një dado. Do ta shihni se do të jeni më e qetë, ndërkohë pasditeve, pas punës mund të kaloni orë të tëra me fëmijën tuaj.
Organizoni fundjava dhe pushime me familjen. Duke pasur parasysh axhendën tepër të ngarkuar që mund të keni gjatë javës, fundjava është koha ideale për të qenë sa më pranë familjes. Në fundjavë mos mendoni më për punën por përkushtojuni tërësisht familjes: organizoni piknike në natyrë, udhëtime jashtë qytetit dhe zgjidhni vendet e duhura për argëtim e do ta shihni se sa do të forcohen lidhjet dhe harmonia në familjen tuaj.

Sigurisht, që zgjidhjet janë gjithnjë të ndryshme në varësi të rastit tuaj, por ajo që nuk ndryshon asnjëherë është se s’duhet ti trembeni vështirësive dhe të kërkoni ndihmën dhe mirëkuptimin nga pjesëtarët e familjes. Vetëm kështu ju do të mund të arrini një ekuilibër mes karrierës dhe familjes.