PDA

View Full Version : Pse kemi frikë të ndërrojmë punën?



Lady Albania
05.03.2013, 18:32
Herët apo vonë çdokush nga ne përballet me nevojën e ndërrimit të punës. Në pamje të parë këtu s’ka asgjë të tmerrshme, por gjithsesi pse ne kemi kaq frikë nga ky ndryshim?


http://ladyalbania.al/images/articles_photos/ladyalbania-Pse-kemi-frike-te-nderrojme-punen-001.jpg (http://ladyalbania.al/karriera/Pse-kemi-frike-te-nderrojme-punen.la#)


Periudha e ndërrimit të vendit të punës është një kohë shumë e vështirë, kur ti numëron ditët e mbetura në vendin aktual e ku s’gjen asgjë që të tërheq dhe ti ke marrë tashmë vendimin që të largohesh e të fillosh një punë të re. Por ka diçka që ty të tremb. Lady Albania sjell në këtë artikull ndjenjat kryesore të frikës që shfaqen zakonisht në momente të tilla dhe jep shpjegimin e tyre si dhe këshilla për përballjen me këtë situatë.

Frika para të panjohurës
Çfarë më pret mua në punën e re? Si është kolektivi atje? A do të jem unë atje më mirë në krahasim me vendin aktual? Të gjitha këto pyetje ti i njeh dhe ja ke bërë disa herë vetes kur ke dashur të ndërrosh punën. Dhe këto janë ndjenja normale pasi ne i pranojmë më vështirësi ndryshimet. Por ki parasysh, ndryshimet janë të rëndësishme nëse merren vendimet e duhura në kohën e duhur. Mos e mundo shumë veten me pyetje të tilla pasi ato mund të kthehen në makth për ty dhe të dëmtojnë karrierën tënde. Mësohu të jesh më e vendosur dhe këmbëngulëse.

Frika të humbasësh stabilitetin
Ti ke frikë të humbasësh stabilitetin, pagën e rregullt apo benefitet që të ofron puna aktuale. Për të shmangur këtë frikë fillo të arsyetosh dhe të peshosh me objektivitet të gjitha pluset e minuset që do të sjellë për ty ky ndryshim. Mundohu të marrësh sa më shumë informacione rreth punës së re, rreth kushteve të atjeshme, rreth sistemit të shpërblimit, në mënyrë që të largosh ndjenjën e frikës. Nëse nuk ke të njohur pranë firmës ku planifikon të punosh, të cilët mund të të ndihmonin me informacione, atëhërë kërko informacione në internet, pasi nga ëeb-faqja e kompanisë apo nëpër forume dhe faqet e biznesit mund të gjesh përgjigjie për disa pyetje që të mundojnë.

Frika se do të të pushojnë nga puna e re
Kjo frikë është thjesht një iluzion i yti. Sigurisht që askush nuk është i siguruar nga një ndodhi e tillë, por ki parasysh se çdo gjë e ke vet në dorë: ti mund të investosh në punën tënde të re dhe të krijosh përshtypje të mira te punëdhënësit. Mos u dembelos dhe mos lejo veten të kapesh nga paniku, pasi një gjendje e tillë do të të shpërqëndrojë nga puna e do të mund të humbasësh pikë.

Frika e përgjegjësive të reja
Kjo frikë shfaqet atëherë kur ti jo thjesht ndryshon vendin e punës, por edhe fushën e veprimtarisë, ose në rast se detyra jote e re është më e lartë se pozicioni yt i mëparshëm. Merre një situatë të tillë si mundësinë tënde të rritjes në karrierë dhe përqëndrohu maksimalisht për të arritur sukses. Mos harro: janë pikërisht momente të tilla ato që mund të ndryshojnë krejt rrjedhën tënde profesionale.

Frika e ëndrrave të parealizuara
Ti mendon se në vendin e ri të punës çdo gjë do të jetë ndryshe dhe se të gjitha problemet që ti ke aktualisht do të zhduken. Mos e ushqe veten me iluzione të tilla, pasi ti nuk po shkon të punosh në parajsë. Pregatitu të përballesh me vështirësitë, pasi fatkeqësisht ato ekzistojnë në çdo lloj pune dhe profesioni, thjesht mund të ndryshojë trajta dhe dimensioni i tyre.

Frika e humbjes së miqve dhe kolegëve
Nëse në punën aktuale ti ke krijuar miqësi me kolegët, sigurisht që do të të vijë keq të shkëputesh nga ta. Por mos harro, nësë ti ke ndërtuar një miqësi të vërtetë dhe jo thjesht marrdhënie pune, ti mund të vazhdosh të takohesh me miqtë e tu edhe në punën e re. Nga ana tjetër ti ke përpara mundësinë e krijimit të miqësive të reja, megjithëse duhet të kesh parasysh se ke një rrugë të vështirë përpara, pasi të rinjtë nuk pranohen lehtësisht në kolektiv.

Kij parasysh: Javët e para në punën e re nuk do të jenë të lehta. Mos ki frikë të pyesësh e të mësosh sa më shumë rreth detyrës së re dhe firmës që i je bashkuar. Përpiqu të shpalosësh anët e tua më të mira dhe të përballosh me forcë e profesionalizëm vështirësitë që do të të dalin përpara .