PDA

View Full Version : 5 rregulla si të sillesh në një mbrëmje pune



Lady Albania
05.03.2013, 17:31
http://ladyalbania.al/images/articles_photos/lady_albania_5_rregulla_si_te_sillesh_ne_nje_mbrem je_pune_001.jpg

Mbrëmja e punës nuk është as punë por as festë, është një takim për një rast të veçantë me drejtuesit e kompanisë, partnerët apo kolegët. Këto janë raste tepër të rëndësishme, ku ju jepet mundësia të tregoni një pjesë tjetër tuajën që mund të ndikojë pozitivisht në karrierën tuaj, por nga ana tjeetr bëni kujdes- edhe një gabim i vogël, një sjellje e papërshtatshme apo një fjalë e thënë pa vend mund tju kushtojë gjithë karrierën tuaj. Çdo gjë varet nga mënyra se si ju do të silleni.

Ja 5 këshilla praktike për ju për t’ia dalë mbanë në ceremonitë korporative.

Rregulli №1. Pjesëmarrja është e detyrueshme
Mos mendoni se në këto raste pjesëmarrja është "me dëshirë", pasi prania juaj është tregues i respektit dhe besimit që ju keni ndaj kompanisë ku punoni. Prandaj ju këshillojmë mos ta çoni ndër mend shprehjen "pse duhet të shkoj", "atje do jetë mërzitshëm" etj, pasi mospjesëmarrja juaj do të fiksohet si një minus i madh për ju.

Rregulli №2. Imazhi vendos për gjithçka.
Mbrëmja është një shkas shumë i mirë qe ju të dukeni ndryshe nga ditët e zakonshme të punës. Veshja juaj duhet të jetë e veçantë e mos të ngjajë me veshjen rutinë të zyrës, pasi ndryshe do të duket se për ju ky event nuk ka rëndësi dhe se keni ardhur si me detyrim. Por bëni kujdes që mos ta teproni me veshjen e të ruani stilin tuaj, pasi nëse zgjidhni të vishni për shembull një dekolte të ekzagjeruar mendimi që kolegët mund të krijojnë për ju mund të jetë me pasoja jo të mira për karrierrën tuaj.

Rregulli №3. Tabuja për bisedat e punës.
Nuk këshillohet që në mbrëmje të tilla ju të vazhdoni të flisni për punën, pasi të tjerët do të mendojnë se ju skeni asnjë interes tjetër përveç punës dhe do të dukeni tepër e mërzitshme. Mundohuni të shijoni momentin e të përfshiheni në biseda. Mund të flisni për çështje pune në momentin nëse do të jetë e nevojshme, nëse do të flitet për arritjet e kompanisë dhe për objektivat e së ardhmes.

Rregulli №4. Asnjë negociim me shefat.
Në mbrëmje të tilla, duke marrë parasysh se të gjithë duken si të barabartë, mos bëni gabim që të përfitoni nga situata e të hapni me shefin tuaj, meqënse duket në humor të mirë, çështje të tilla delikate, si: rritja në pozicion, rishikimi i pagës etj, pasi në 99% të rasteve do të ketë një efekt krejt të kundërt dhe mbase do të humbisni për një kohë shumë të gjatë shansin për të diskutuar për këto tema me qetësi dhe në momentin e duhur.

Rregulli №5. Respektoni kufijtë!
Çdo lëvizje juaja në mbrëmje është tejet e rëndësishme, prandaj kini kujdes që mos ta teproni në asnjë drejtim. Kontrolloni pijen, në asnjë mënyrë ju nuk duhet të deheni apo të bëni çmendurira të tilla si: kërcim mbi tavolinë, të qeshura me zë tepër të lartë etj. Gabime të tilla do të bënin që ju të ktheheshit në temën kryesore të thashethemeve të zyrës e në rastin më të keq mund tju mund tju pushojnë edhe nga puna e mund të largoheni me një reputacion që mund tju kushtojë gjithë karrierën tuaj.

Nëse ja arritët të dilni mirë dhe ti kini parasysh këto rregulla, atëhëhere rrini e qetë. Për mbrëmjen e rradhës ju keni fituar eksperiencën e duhur dhe ku mund të keni gabuar, do të keni mundësi ti çoni sërish gjërat në vendin e duhur.