PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistente Zyre



ep & partners consultancy sh.p.k
26.03.2013, 01:15
Asistente Zyre

Qëllimi kryesor i punës:

Roli i Asistentes së Zyrës është të mbështese me detyra operacionale ditore partnerët e kompanisë. Ajo organizon dhe koordinon takimet, përgatit materialet e nevojshme për takim dhe merr pjesë në to kur i kërkohet. Kryen detyra administrative duke përfshirë por jo vetëm:dërgimi i e-mailave dhe plotësim të dosjeve. Zhvillon dhe mirëmban bazën e të dhënave të klientëve dhe aplikantëve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë universitare;
· Njohja shumë e mirë e gjuhës Angleze dhe Italiane;
· Përdorimi shumë i mirë i paketës Microsoft Office;
· Njohuri të mira në përdorimin e pajisjeve të zyrës;
· Të jetë person korrekt dhe i organizuar;
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.

Të dhënat:

Pozicioni: Asistente zyre;
Vendndodhja: Zona e Liqenit, Tiranë
Orari: Nga e Hëna në të Shtunë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Në varësi të aftësive të kandidates;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 15.04.2013.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.