PDA

View Full Version : Si të zgjedhësh parfumin e duhur



Lady Albania
01.03.2013, 17:06
Zgjedhja e parfumit të duhur është një gjë shumë e rëndësishme dhe jo aq e thjeshtë, pasi është aroma juaj ajo çka ju plotëson dhe flet shumë për ju. Por si të zgjedhësh aromën tënde në këtë mori të pafund aromash e parfumesh nga më të ndryshmet?
Para se të flasim për zgedhjen le të ndalemi pak te vet parfumet e të mësojmë pak më shumë rreth tyre.
E gjithë parfumeria ndahet në disa grupe kryesore:

http://ladyalbania.al/images/articles_photos/lady_albania_Si_te_zgjedhesh_parfumin_e_duhur_001. jpg (http://ladyalbania.al/bukuria/Si-te-zgjedhesh-parfumin-e-duhur.la#)

Grupi i parë - parfum: janë aroma me kohëzgjatjen më të madhe dhe me koncentrimin më të lartë të esencave aromatike.
Grupi i dytë - ujë i parfumuar: Koncentrimi i esencave aromatike këtu nuk është aq i lartë si në rastin e parfumeve, gjë që e bën ujin e parfumuar të lehtë, por gjithsesi shumë të preferuar.
Grupi i tretë - ujë tualeti - i cili përmban më pak përbërës aromatikë dhe në një koncentrim jo shumë të lartë. Prandaj ai nuk është shumë i qëndrueshëm si në rastin e parfumit dhe ujit të parfumuar.
Grupi i katërt - adekolon: bën pjesë në aromat më të lehta. Për shkak të koncentrimit jo të lartë të aromave, adekolon është shumë pak i qëndrueshëm.
Në zgjedhjen e parfumit duhet pasur parasysh një rregull i rëndësishëm: parfumi duhet tju përshtatet në mënyrë të tillë qe të jetojë me ju e të jetë një pjesë juaja e pandashme. Parfumi i ngjan një organizmi të gjallë, ju duhet ta doni atë, ta ndjeni e ta bëni pjesë tuajën. Nuk ka rëndësi nëse ai ka aromë të ëmbël apo të freskët, e rëndësishme është që ai tju përshtatet e të bëhet juaji.
Dhe mos dëgjoni shumë njerëzit rreth e rrotull apo tendencat e modës për parfumerinë, pasi e mira është që ju të keni aromat dhe stilin tuaj. Në zgjedhjen e një parfumi është tejet e rëndësishme që ta provoni atë në lëkurën tuaj, pasi parfumi reagon ndryshe në lëkura të ndryshme, duke u gërshetuar edhe me aromën tuaj natyale.
Zgjedhja e parfumit i ngjason dëgjimit të muzikës, pasi parfumet, njësoj si një vepër muzikore përbëhen nga nota. Çdo parfum ka gamën përkatëse të notave, e cila në varësi të kombinimeve të ndryshme të aromave, krijon një "magji" të vërtetë aromatike.
Çdo parfum ka notën fillestare, që zbulohet menjëherë pasi është edhe përshtypja e parë që të lë një parfum. Më pas është nota mesatare, e cila është edhe aroma e vërtetë e që qëndron më gjatë. Kjo notë pasohet nga e ashtuquajtura "zemra e parfumit", që është aroma që zbulohet me më shumë vonesë.
Prandaj, për ta kuptuar sa më mirë parfumin, nuk duhet nuhatur në mënyrë të menjëhershme, por vetëm pasi e keni aplikuar në lëkurë. Lereni parfumin 5-7 minuta në lëkurë që të zbuloni aromën e tij të vërtetë.
Asnjëherë mos i nuahtni parfumet nga shishja, por përdorni letrat speciale për nuhatjen që gjenden pothuajse në çdo parfumeri. Dhe mos u nxitoni, pasi zgjedhja e parfumit kërkon që ju t ë jeni të qetë dhe ti jepni këtij procesi kaq interesant dhe pasionat gjithë kohën e duhur.
Gjithashtu kini parasysh se ju nuk mund të nuhasni shumë aroma njëkohësisht. Gjithnjë bëni pushime dhe nuhasni kafe që të largoni dhe neutralizoni morinë e parfumeve që mund tju jenë përzier.