PDA

View Full Version : Si tė zgjedhėsh parfumin e duhur



Lady Albania
01.03.2013, 16:06
Zgjedhja e parfumit tė duhur ėshtė njė gjė shumė e rėndėsishme dhe jo aq e thjeshtė, pasi ėshtė aroma juaj ajo ēka ju plotėson dhe flet shumė pėr ju. Por si tė zgjedhėsh aromėn tėnde nė kėtė mori tė pafund aromash e parfumesh nga mė tė ndryshmet?
Para se tė flasim pėr zgedhjen le tė ndalemi pak te vet parfumet e tė mėsojmė pak mė shumė rreth tyre.
E gjithė parfumeria ndahet nė disa grupe kryesore:

http://ladyalbania.al/images/articles_photos/lady_albania_Si_te_zgjedhesh_parfumin_e_duhur_001. jpg (http://ladyalbania.al/bukuria/Si-te-zgjedhesh-parfumin-e-duhur.la#)

Grupi i parė - parfum: janė aroma me kohėzgjatjen mė tė madhe dhe me koncentrimin mė tė lartė tė esencave aromatike.
Grupi i dytė - ujė i parfumuar: Koncentrimi i esencave aromatike kėtu nuk ėshtė aq i lartė si nė rastin e parfumeve, gjė qė e bėn ujin e parfumuar tė lehtė, por gjithsesi shumė tė preferuar.
Grupi i tretė - ujė tualeti - i cili pėrmban mė pak pėrbėrės aromatikė dhe nė njė koncentrim jo shumė tė lartė. Prandaj ai nuk ėshtė shumė i qėndrueshėm si nė rastin e parfumit dhe ujit tė parfumuar.
Grupi i katėrt - adekolon: bėn pjesė nė aromat mė tė lehta. Pėr shkak tė koncentrimit jo tė lartė tė aromave, adekolon ėshtė shumė pak i qėndrueshėm.
Nė zgjedhjen e parfumit duhet pasur parasysh njė rregull i rėndėsishėm: parfumi duhet tju pėrshtatet nė mėnyrė tė tillė qe tė jetojė me ju e tė jetė njė pjesė juaja e pandashme. Parfumi i ngjan njė organizmi tė gjallė, ju duhet ta doni atė, ta ndjeni e ta bėni pjesė tuajėn. Nuk ka rėndėsi nėse ai ka aromė tė ėmbėl apo tė freskėt, e rėndėsishme ėshtė qė ai tju pėrshtatet e tė bėhet juaji.
Dhe mos dėgjoni shumė njerėzit rreth e rrotull apo tendencat e modės pėr parfumerinė, pasi e mira ėshtė qė ju tė keni aromat dhe stilin tuaj. Nė zgjedhjen e njė parfumi ėshtė tejet e rėndėsishme qė ta provoni atė nė lėkurėn tuaj, pasi parfumi reagon ndryshe nė lėkura tė ndryshme, duke u gėrshetuar edhe me aromėn tuaj natyale.
Zgjedhja e parfumit i ngjason dėgjimit tė muzikės, pasi parfumet, njėsoj si njė vepėr muzikore pėrbėhen nga nota. Ēdo parfum ka gamėn pėrkatėse tė notave, e cila nė varėsi tė kombinimeve tė ndryshme tė aromave, krijon njė "magji" tė vėrtetė aromatike.
Ēdo parfum ka notėn fillestare, qė zbulohet menjėherė pasi ėshtė edhe pėrshtypja e parė qė tė lė njė parfum. Mė pas ėshtė nota mesatare, e cila ėshtė edhe aroma e vėrtetė e qė qėndron mė gjatė. Kjo notė pasohet nga e ashtuquajtura "zemra e parfumit", qė ėshtė aroma qė zbulohet me mė shumė vonesė.
Prandaj, pėr ta kuptuar sa mė mirė parfumin, nuk duhet nuhatur nė mėnyrė tė menjėhershme, por vetėm pasi e keni aplikuar nė lėkurė. Lereni parfumin 5-7 minuta nė lėkurė qė tė zbuloni aromėn e tij tė vėrtetė.
Asnjėherė mos i nuahtni parfumet nga shishja, por pėrdorni letrat speciale pėr nuhatjen qė gjenden pothuajse nė ēdo parfumeri. Dhe mos u nxitoni, pasi zgjedhja e parfumit kėrkon qė ju t ė jeni tė qetė dhe ti jepni kėtij procesi kaq interesant dhe pasionat gjithė kohėn e duhur.
Gjithashtu kini parasysh se ju nuk mund tė nuhasni shumė aroma njėkohėsisht. Gjithnjė bėni pushime dhe nuhasni kafe qė tė largoni dhe neutralizoni morinė e parfumeve qė mund tju jenė pėrzier.