PDA

View Full Version : Si të menaxhojmë financat familjare?



Lady Albania
01.03.2013, 16:05
http://ladyalbania.al/images/articles_photos/lady_albania_si_te_menaxhojme_financat_familjare_0 01.jpg (http://ladyalbania.al/familja/si-te-menaxhojme-financat-familjare.la#)

Kombinimi i financave dhe familjes shpesh është një zonë e pasigurt, por me planifikim të duhur është e mundur për të integruar një buxhet të duhur për familjen. Është e rëndësishme që të jesh e qetë kur të diskutosh me anëtarët e familjes çështjet financiare, në mënyrë që mos të dëmtohen marrdhëniet. Familja juaj duhet ta dijë që ti kujdesesh për ta. Aftësia për të menaxhuar paratë ka një efekt të madh në marrëdhëniet, sidomos martesat. Çështjet financiare kthehen shpesh në shkak debatesh të shumta. Fillo të krijosh një buxhet financiar familjar ku të listosh të gjitha llojet e shpenzimeve dhe të caktosh prioritetet. Të gjitha ato që ke menduar diskutoji me pjesëtarët e familjes dhe dëgjoji me vëmendje argumentet e gjithësecilit. Mos harro, buxheti financiar i familjes duhet ti përputhet stilit tuaj të jetesës dhe të ardhurave tuaja.
Për të qenë sa më efikas, buxheti duhet të përmbajnë të gjitha shpenzimet, madje edhe ato që janë jo fikse, të tilla si faturat mjekësore të papritura, shpenzimet për udhëtime, për festa etj. Sa më afër realitetit të jetë buxheti juaj, aq më i lehtë do të jetë parandalimi i situatave të pakëndshme financiare. Një planifikim i dobët financiar, natyrisht, do të ketë efekt të kundërt dhe mund të çojë në një gjendje ankthi dhe alarmi gjithë pjesëtarët e familjes.




http://ladyalbania.al/images/articles_photos/lady_albania_si_te_menaxhojme_financat_familjare_0 02.jpg (http://ladyalbania.al/familja/si-te-menaxhojme-financat-familjare.la#)


Gjithahshtu kij parasysh që të gjitë anëtarët e familjes ta kuptojnë rëndësinë e kursimeve, me qëllim shpenzimin e parave të kursyera për qëllime të rëndësishme. Kurseni çdo ditë nga pak dhe shmangni shpenzimet e pakontrolluara në mënyrë që të keni më tepër hapësira për të shpenzuar në kohën e duhur për tu argëtuar dhe udhëtuar me familjen.