PDA

View Full Version : Kujdes nga shopping me shoqet!



Lady Albania
01.03.2013, 16:56
http://ladyalbania.al/images/articles_photos/lady_albania_kujdes_nga_shopping_me_shoqet_001.jpg




Shopping në shoqërinë e femrave ndryshon shumë nga shopping me meshkujt. Me siguri, pasi të lexoni këtë artikull do të jëni më të kujdesshme kur pyesni shoqet "A më shkon"?

Studimet e kryera nga Shoqata Britanike e konsultimit dhe psikoterapisë, treguan se 4 në 10 femra gënjejnë në përgjigje. Kjo shpeshherë ndodh vetëm që ato të ndihen më komode në shoqërinë tuaj dhe për të rritur vetvlerësimin e vetes në kurrizin tuaj. Nga të njëjtat motive femrat mund të derdhin "aksidentalisht" një pije në veshjen e shoqes. Ndërsa disa të tjera janë gati "mos ta vënë re" letrën e tualetit të ngjitur pas këpucës së shoqes, rimelin e dalë apo bluzën e veshur përsëprapthi të shoqes pasi këto situata i konsiderojnë qesharake dhe zbavitëse.

Ekspertët besojnë se gratë janë shumë më tepër konkurruese nga sa duken. "Nga pikëpamja e evolucionit ato kanë të drejtë - pohon Filip Hodson, bashkëpunëtor i Shoqatës Britanike të konsultimit dhe psikoterapisë, pasi bëhet fjalë për mbijetesën dhe përzgjedhjen e më të mirëve. Ne nuk duam ti privojmë vetes shanse". Nga këndvështrimi i Hodson, homo sapiens (qenie e ndërgjegjshme) do të ishte më mirë ta quanim affectionalis homo (qenie emocionale).

Rezultatet e studimit, në të cilën morrën pjesë 1629 femra, konfirmojnë fjalët e tij. 38% e të anketuarave janë gati të gënjejnë shoqen e tyre, 2/3 e tyre pohjnë se "rivalet" duken mirë edhe kur ato nuk duken aspak mirë, ndërsa të tjerat pohojnë se këshillojnë me përpikmëri të kundërtën, duke vlerësuar si fustane të mrekullueshme veshjet skandaloze pasi nuk duan që shoqet e tyre të duken më bukur se ato vet.

Dhe ju vazhdoni ti besoni mikeshave tuaja për pamjen e jashtme apo mos vallë studiuesit britanikë kanë ekzagjeruar vlerën e zilisë? Ndoshta ndonjëherë do të bënit më mirë të zgjidhnit partnerin apo të afërmit tuaj për shopping pasi ata me të vërtetë duan që ju të dukeni bukur.