PDA

View Full Version : Cilat janë gabimet femërore në menaxhimin e financave personale?



Lady Albania
01.03.2013, 15:56
Paratë sigurisht që nuk kanë gjini por ato menaxhohen në mënyra të ndryshme nga femrat dhe meshkujt. Kjo ka të bëjë veçanërisht me gabimet tipike të secilit seks. Nëse meshkujt gabojnë duke mbivlerësuar veten e duke mos i marrë parasysh të gjitha rreziqet, femrat ndeshen me probleme të tjera, siç paraqiten më poshtë.
3 gabimet tipike femërore në menaxhimin e financave:

Gabimi №1 - gëzimet femërore
Vetëm për gëzime të tilla si: "sa këpucë të bukura", "më duhet një laptop i ri", apo "duhet ta blej atë kremin e fytyrës anti rrudhë", femrat shpenzojnë shpesh gjysmën apo më shumë të rrogës së tyre. Situata përkeqësohet nëse këto gjëra blihen në kredit, pasi rëndojnë buxhetin për muaj me rradhë.

Duke qënë se jetojmë në kohë të vështira ekonomike, ju rekomandojmë që të siguroni kursime në masën e 3-6 pagave tuaja mujore për ditët e vështira apo në rast të një periudhe të paparashikuar papunësie. Sigurisht që ideale do të ishte që ju të kursenit çdo muaj një shumë të caktuar, të cilat më pas mund ti investonit për të ardhmen.

Gabimi № 2 - paqëndrueshmëria e karakterit femëror
Kjo pjesë e karakterit të femrave përbën një pengesë serioze në arritjen e qëlimeve. Sot ju doni të shkoni me pushime ndërsa nesër, me të dëgjuar që një mikesha juaj ka blerë makinë të re, vraponi dhe ju që të bleni një të tillë.





http://ladyalbania.al/images/articles_photos/lady_albania_Cilat_jane_gabimet_femerore_ne_menaxh imin_e_financave_personale_001.jpg (http://ladyalbania.al/marrdhenie/cilat-jane-gabimet-femerore-ne-menaxhimin-e-financave-personale.la#)





Prandaj duhet bërë shume kujdes me objektivat, pasi me pushime ju mund të shkoni pas 3 muajsh ndërsa për makinën ndoshta do tju duhet të prisni e të kurseni për disa vite ose të keni të ardhura të larta e të sigurta e të merrni kredi.

Gabimi № 3 - këshillat e shoqeve
Shumë femra bazohen në këshillat e shoqeve dhe mikeshave të tyre edhe për çështjet financiare, madje edhe kur këto të fundit nuk janë specialiste fianancash, por thjesht mund të punojnë në bankë apo të kenë profesionin e marketerit. Por duhet të bëni kujdes, askush më mirë nga vet ju nuk e di gjendjen tuaj financiare dhe mund tju japë një këshillë të gabuar apo të papërshtatshme.





http://ladyalbania.al/images/articles_photos/lady_albania_Cilat_jane_gabimet_femerore_ne_menaxh imin_e_financave_personale_002.jpg (http://ladyalbania.al/marrdhenie/cilat-jane-gabimet-femerore-ne-menaxhimin-e-financave-personale.la#)


Qëllimi dhe strategjitë
Për çdo qëllim duhet hartuar strategjia përkatëse e realizimit duke marrë parasysh faktorët e mundshëm të rrezikut, përparësitë dhe mangësitë. Prandaj mendohuni mirë se çfarë doni të arrini dhe analizoni me qetësi dhe vëmendje instrumentat e duhura, duke ruajtur qëndrueshmëri e mos ndërroni mendje herë pas here duke u ndikuar nga të tjerët.

3 gjërat që duhet të keni parasysh për menaxhimin e financave tuaja janë:


Përcaktimi sa më i qartë i qëllimeve për të ardhmen dhe i hapave për realizimin e tyre
Mos ndikimi apo mos orientimi ekskluziv nga qëllimet dhe instrumentat financiare të shoqeve apo miqve
Vendosmëri në arritjen e objektivave dhe jo vetëm dëshira për të jetuar të sotmen e për ti pasur menjëherë të gjitha.