PDA

View Full Version : Me çfarë duhet ti ushqejmë meshkujt?



Lady Albania
01.03.2013, 15:52
http://ladyalbania.al/images/articles_photos/lady_albania_lady_albania_me_cfare_duhet_ti_ushqej me_meshkujt_001.jpg


Për të gjithë është e njohur shprehja se "rruga për tek zemra e burrit kalon përmes stomakut". Por kësaj shprehjeje i duhet kushtuar vëmendja e duhur, pasi sa më shumë ne dimë për meshkujt, aq më e lehtë dhe e menaxhueshme bëhet edhe marrdhënia jonë me ta. Para së gjithash, nuk duhet të harrojmë se ushqimet jo vetëm që duhet të jenë të shijshme, por edhe të dobishme për shëndetin. Në menunë e çdo mashkulli duhet të jetë patjetër mishi, I cili përmban shumë proteina, të nevojshme për aktivitetin fizik të mashkullit.


Gjithashtu meshkujt e kanë të domosdoshme konsumin e peshkut, i cili është i pasur me përbërës që ndikojnë pozitivisht në mirëfunksionimin e zemrës. Shumë të dobishme për meshkujt janë edhe të gjitha prodhimet e tjera të detit, pasi përmirsojnë potencën mashkulore dhe janë afrodiziakë shumë të mirë.
Në menunë e një mashkulli të fuqijshëm nuk duhet të mungojnë dhe produkte të pasura me zink, të tilla si: arra, lajthi, mjaltë, fik e portokall, e verdhë e vezës, fasule etj.