PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Operacioneve të Sistemeve të Faturimit



Plus Communication Sh.A.
20.02.2013, 16:17
Sektori

Operacioneve të Sistemeve të Faturimit

Pozicioni

Specialist i Operacioneve të Sistemeve të Faturimit

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës të:

· Të japë mbështetje për të gjithë sektorët e teknikës dhe biznesit për ofertat ekzistuese, ofertat e reja dhe paketat e ndryshme promocionale;
· Të japë zgjidhje për cdo problem të ngritur nga Departamenti i Kujdesit për Klientin, Shitjet apo Financa;
· Të japë mbështetje të plotë sektorëve të tjerë të teknikës VAS, Core, CRM, Zhvillimi i Sistemeve të Faturimit.
· Të japë zgjidhje për order-at e ngritur dhe problematikat që lidhen me to;
· Të kryejë provizionimin e ofertave për një numër të madh abonentësh, aktivizimin dhe caktivizimin e tyre në sistem;
· Të kuptojë ofertat, logjikën e paketave promocionale dhe ti kontrollojë dhe testojë ato;
· Të japë zgjidhje për problemet që mund të ketë midis platformave të faturimit dhe platformave të tjera;
· Të zgjidhë cështjet që lidhen me procesin e mbartjes së numrit;
· Të propozojë dhe zhvillojë procese të reja për përmirësimin e detyrave operacionale ditore;
· Të kryejë detyra të tjera që mund ti caktohen nga Drejtori i Departamentit.


Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

· Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike ose në ndonjë fushë tjetër të ngjashme;
· Të ketë të paktën 2 vjet experiencë në industrinë e telekomunikacionit ose zhvillimit të programeve;
· Të ketë eksperiencë me baza të dhënash në Oracle dhe të njohë sistemet operative Linux/AIX;
· Të jetë i aftë të zhvillojë queries dhe scripte të reja në databaza. Njohuri të PL/SQL do të konsiderohen avantazh;
· Të ketë eksperiencë në gjuhë programimi, njohuritë në Java do të jetë avantazh;
· Të ketë eksperiencë në konfigurimin në sisteme të oferta dhe tarifave dhe të jetë i aftë të kuptojë llogjikën e sistemeve të faturimit.
· Njohja ciklit të tarifimit dhe e procesit të faturimit për klientët me kontratë do të konsiderohet avantazh;
· Të jetë i gatshëm të punojë me turne;
· Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur e në të shkruar;
· Të jetë fleksibël, të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe të mësojë shpejt;
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale dhe të jetë i/e aftë të punojë në grup;

hr@plus.al