PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxhere Bari (F)



Albanian HR Solutions
10.04.2013, 13:21
Kompania "Albanian HR Solutions" është një kompani e re e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Menaxher/e Bari"


Qellimi i Pozicionit: Detyra kryesore konsiston ne realizimin e te gjitha pergjegjesive menaxheriale qe kane te bejne me mbarevajtjen e puneve ne bar. Keto pergjegjesi shtrihen ne fushen, financiare, logjistike, administrative, te burimeve njerezore, te marrdhenieve me furnitoret, me klientet, etj. Gjithashtu eshte pergjegjes per organizimin e festave dhe eventeve apo promocioneve te ndryshme.

DETYRAT DHE PERGJEGJESITE:

1. Eshte pergjegjes per mbylljen e xhiros ditore te shoqeruar me dokumentacionin perkates dhe dorezimin tek zyra e finances.
2. Eshte pergjegjes per mbajtjen e marrdhenieve me furnitoret:
a. Kontrollin e stokut ne magazine
b. Kryerjen e porosive
c. Ndjekjen e porosive deri sa produktet te vijne ne bar dhe sistemimi ne magazine
d. Kryerjen e pagesave dhe kontrolli I faturave te blerjes.
3. Ndjekja e te gjitha problemeve logjistike qe ka bari dhe koordinimi me personat pergjegjes per sistemimin sa me shpejt te tyre.
4. Te sigurohet qe ne bar ndodhen te gjitha dokumentat ligjore te nevojshme ne rast kontrolli nga agjensi te ndryshme shteterore dhe te koordinohet me personat pergjegjes ne raste kontrolli.
5. Menaxhimi I burimeve njerezore.
a. Rregullon marrdheniet mes personelit
b. Sigurohet qe personeli ndjek detyrat dhe pergjegjesite qe I jane caktuar.
c. Percakton oraret e punes per secilin dhe sigurohet qe orari respektohet.
d. Kontrollon punen e stafit ne menyre qe te ofrohet nje sherbim sa me efektiv ndaj klientit.
e. Pregatit listeprezencat per procesimin e pagave
f. Percakton ditet e pushimit per personelin ne raport me nevojat e barit.
g. Ndermerr masa administrative dhe gjoba ne rast shkeljesh.
6. Eshte pergjegjes per menaxhimin e salles:
a. Duhet te sigurohet qe bari dhe pajisjet jane te paster dhe ne gjendje pune.
b. Duhet te sigurohet qe sherbimi ndaj klientit te jete I shpejte, korrekt dhe I kulturuar.
c. Te zgjidhe mosmarrveshje qe mund te krijohen gjate procesit te punes
7. Eshte pergjegjes per produktet ne bar:
a. Ben kontrolle te here pas hershme per te pare nese produktet dalin me fature.
b. Kontrollon inventarin per te pare gjendjen e produkteve gjate muajit.
c. Eshte pjese e komisionit qe kryen inventarin fizik nje here ne muaj.
d. Ka pergjegjesi monetare per humbjen e produkteve.
e. Eshte pergjegjes per permiresimin e produktit ekzistues dhe futjen e produkteve te reja ne perputhje me kerkesat e klienteve dhe perfitimin e kompanise.
f. Pregatit promocione te ndryshme per produktet dhe ofertat e reja
8. Eshte pergjegjes per organizimin e eventeve te ndryshme, festave private dhe mbremjeve festive.
a. Planifikon kostot e eventit
b. Pregatit fushaten e promocionit
c. Kontakton personat mbeshtetes te eventit.
d. Rregullon logjistiken e lokalit.
e. Drejton stafin dhe sigurohet qe produktet e nevojshme jane te gjitha ne stok.

EDUKIMI: Diplome Universitare ne Administrim Biznes / Marketing.

EKSPERIENCE PROFESIONALE: : Minimumi 3 vjet eksperience

AFTESI TE TJERA PERSONALE:

• Te kete aftesi te mira komunikuese.
• Te jete ne gjendje te ndermarre iniciativa dhe te propozoje zgjidhje per probleme te ndryshme.
• Te jete kreativ/e dhe te dije te kuptoje konsumatoret.
• Te kete aftesi te mira organizative dhe te jete i/e afte te punoje pa supervizim.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 20.04.2013 në adresën elektronike:contact@hres.al.

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35544530154