PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Operacionale (F)



Albanian HR Solutions
09.05.2013, 11:19
Kompania "Albanian HR Solutions" është një kompani e re e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Menaxher/e Operacionale"

Qellimi i Pozicionit: Menaxheri Operacional planifikon, drejton dhe koordinon veprimtarinë e një kompanie. Menaxheri operacional është përgjegjës për sigurimin dhe përmirësimin e performancës, produktivitetin, efikasitetin dhe rentabilitetin e operacioneve të departamenteve dhe organizative nëpërmjet ofrimit të metodave efektive dhe strategjive.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Koordinimi, menaxhimi dhe monitorimi i puneve te departamenteve të ndryshme në organizatë.
• Kontrollin e inventarit. Planifikon strategjite efektive për te rritur te ardhuart financiare dhe mirëqenien e kompanisë.
• Koordinon dhe monitoron punën e departamenteve të ndryshme të përfshira në prodhimin, magazinimin çmimet dhe shpërndarjen e mallrave. Monitorimi i performancës duke aplikuar promovimet ne pune . Sigurimi i cilësisë së produkteve. Menaxhimin e cilësisë dhe sasisë së produktivitetit të punonjësve. Menaxhon mirëmbajtjen e pajisjeve.. Siguron mbështetje teknike kur është e nevojshme.
• Monitoron, menaxhon dhe permireson efikasitetin e shërbimeve . Lehtëson koordinimin dhe komunikimin midis funksioneve mbështetëse.
• Supervizon shitjen duke qene pjese ne hartimin e planit te shitjes dhe marketingut.
• Ndihmon në zhvillimin e planeve strategjike për veprimtarinë operacionale

Kualifikime/Kerkesa:
• Diplomë te shkolles se larte per Administim dhe Menaxhim Biznesi
• Njohuri shume te mira te gjuhes angleze
• Te kete experience te ngjashme minimumi 5 vite
• Njohuri dhe përvojë në administrimin efektiv
• Te njohe biznesin dhe te kete njohuri te mira te praktikave dhe parimeve te biznesit.

Aftesi:
• Aftesi ne vendim-marrje
• Aftësi komunikuese
• Aftesi leadership
• Puna ne grup
• Te menaxhoje konfliktet

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 15.04.2013 në adresën elektronike:contact@hres.al.

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!