PDA

View Full Version : Tirane, kerkohet Supervizor (Psikolog)



SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
13.02.2013, 15:48
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është njëorganizatë private, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdesafatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo qëpër arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëvembështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnëzhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

Për të mbështetur punonjësit që ofrojne kujdes të drejtëpërdrejtëme fëmijët / të rinjtë/familjet me qellim rritjen e cilesise se sherbimit,organizata ofron supervizim profesional.

Supervizimirealizohet nga profesionistë të kualifikuar, me eksperience ne kete drejtim tëcilët nuk janë punonjës të SOS Fshatit të Fëmijëve, Shqipëri.

Ü Supervizimiështë individual, ose ne grup dhe zhvillohet 1 seancë/muaj.

Ü Çdoseancë, qoftë individuale, qoftë grupale zgjat 60 minuta.

Ü Supervizuesido të raportojë çdo muaj prezencën e SOS punonjësve në seancat individuale dhegrupale.

Ü Isupervizuari do të bëjë vlerësim të shërbimit 1 herë /6 muaj nëpërmjet njëpyetësori të vetadministrueshëm.

Supervizimi individual fokusohet tek perceptimet, çështjet dhe dilemat individuale, qofshin këtopersonale, qofshin perceptime, emocione, vlera e qëndrime që lidhen merealitetin punën dhe marrëdhëniet me të rinjtë e kolegët. Qëllimi ështëçlirimi, mbështetje dhe fuqizim i individit; reflektimi dhe kuptim i roleve,dhe orientimi i drejtë i individit në ambientin e pnuës për të shërbyer mëcilësisht tek fëmijët dhe të rinjtë.

Supervizimi në grup fokusohet në realitetin e punës (vështirësitë dhe sukseset), diskutimin emarrëdhënieve në grup, si e kuptojnë dhe vlerësojnë atë, njohjen e kuptimin eadoleshencës dhe format e mbështetjes dhe udhëheqjes së tyre.


1. Qëllimet e supervizimit profesional (grupal dhe individual)


Rritja e profesionalizmit


reflektim dhe zhvillim i kompetencave profesionale dhe personale
përballimi i emocioneve negative, frustrimi dhe kontrolli i sjelljeve impulsive agresive ndaj fëmijëve /të rinjve
përmirësimi i atmosferës në punë dhe koordinimi
bashkëpunim, kapacitet për punë në skuadër dhe kapacitet për drejtim
diskutim dhe qartësim i roleve, detyrave dhe funksioneve
formulimi i synimeve në punë dhe zhvillimi i strategjive
Sigurimi i cilësisë


zhvillim profesional
promovimi i burimeve dhe rezultateve
përmirësimi i kompetencës sociale
reflektim mbi pyetjet etike që lidhen me profesionin
zhvillimi i teorisë dhe imazhit okupacional
Menaxhimii krizës


ndjekja e situatave të krizës
njohja e stresit ekstrem dhe të thellë
përballimi i situatave profesionale të vështira
përballimi adekuat i burimeve të stresit
parandalimi i burn-out (shterimit ose djegies profesionale)

Personate interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 10.03.2013 në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al (enkelejda.tefa@soskd.org.al) një Curriculum Vitae dhe një letër interesi.