PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Senior Finance



Neptun shpk
21.02.2013, 09:39
Neptun Sh.p.k eshte nje nga kompanite me prestigjioze ne Shqiperi dhe ne disa vende te Ballkanit, e cila operon ne fushen e shitjeve me pakice e shumice. Sot Neptun numeron 14 dyqane ne gjithe Shqiperine, duke përfaqesuar keshtu zinxhirin me te madh te shitjes me pakice te pajisjeve elektronike.




NJOFTIM




TITULLI: Senior Finance
DEPARTAMENTI: Finance
RAPORTON TEK: Menaxheri i Finances


Funksionet kryesore:

Pergjigjet per Kontabilizimet dhe kontrollin e kontabilitetit te firmes;
Pergatit pasqyrat financiare mujore;
Menaxhon llogarite e furnitoreve dhe klienteve;
Koordinon planifikimin financiar te shoqerise dhe funksionet menaxheriale te buxhetimit;
Ndjek operacionet e perditshme te departamentit te finances;
Siguron qe raportimi financiar te jete ne perputhje me kerkesat e instutucioneve shteterore;


Aftesi te tjera:

Aftesi shume te mira ne te gjithe aspektet e regjistrimit kontabel dhe ne pasqyrimin e te dhenave ne kohe dhe sipas Standarteve Kombetare te Kontabilitetit, duke siguruar saktesi dhe pasqyrim te plote te te dhenave;
Njohuri shume te mira ne finance, kontabilitet, buxhetim, dhe kontrollin e kostos perfshire Standartet Nderkombetare te Raportimit Financiar/ose IFRS(International financial reporting standard);
Njohuri ne buxhetimin afatshkurter dhe afatgjate dhe ne planifikim;
Aftesi te mira analitike dhe vendimmarrese; aftesi per te zgjidhur probleme kyç;
Aftesi te shkelqyera komunikuese;
Shume i besueshem, diskret dhe etik;


Kerkesat:

Te kete perfunduar studimet ne Fakultetin Ekonomik (preferohet ne profilin Finance dhe Kontabilitet);
Te kete 1-3 vite eksperience pune ne pozicione te ngjashme;
Te kete njohuri mbi legjislacionin fiskal;
Te kete njohuri shume te mira te programeve te paketes Microsoft Office si dhe te programit FINANCA 5;
Te kete njohuri te mira te gjuhes Angleze;

Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al (hr@neptun.al),ose te na kontaktojne me telefon ne nr +355 42 380 002 ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.

Per me shume informacion ne lidhje me rrugen e karrieres, ju mund te vizitoni faqen tone te internetit, ne www.neptun.al (http://www.neptun.al/)