PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist TIK – Suport Teknik per perdoruesit SI



Union Bank
07.02.2013, 16:45
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.


Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.


Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin ne Drejtorine e Pergjithshme,ne Tirane , te nje Specialisti ne Teknologjine e Informacionit dhe Komunikimit per te asistuar ne aspektin teknik perdoruesit e sistemeve te TIK. Ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion.


Specialist TIK – Suport Teknik per perdoruesit SI


Pergjegjesite kryesore:


Instalon sisteme operative dhe aplikacione dhe konfiguron hardware.
Monitoron dhe miremban sistemet dhe rrjetat kompjuterike.
Suporton stafin/klientet drejteperdrejte ose nepermjet telefonit per te zgjidhur problemet.
Regjistron, ruan dhe raporton probleme ne sistem deri ne zgjidhjen e tyre.
Investigon dhe zgjidh problemet me hardware/software.
Miremban paisjet e demtuara.
Siguron suport nga stafi teknik i dedikuar ne raste eskalimi te problemeve, dokumenton dhe raporton ne sistem statusin e problemit.
Suporton implementimin e versioneve te reja te sistemeve operative apo paketave software.
Respekton afatet kohore per investigimin, delegimin dhe zgjidhjen e problemeve te raportuara.
Teston dhe vlereson teknologjite e reja.



Eksperienca dhe kualifikimet e kerkuara:


Diplome universitare ne Informatike, Elektronike, Informatike Ekonomike.
Jo me pak se 1 vit eksperience ne mirembajtje dhe programim.



Aftesi te tjera:


Kupton prioritet dhe manaxhon njekohesisht nje numer problemesh te raportuara
Ka aftesi te mira komunikimi orale dhe te shkruara ne gjuhen Shqipe dhe Angleze.





Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 15 Shkurt 2013:


Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
CV



ne njeren nga adresat e meposhtme:


Union Bank Fax: +355 4 2272 880
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)
Tirane
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.

Tel. : +355 4 2272 880