PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist TIK – Suport dhe Zhvillim per Kanalet Bankare Alt



Union Bank
07.02.2013, 16:40
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.


Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.


Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane, te nje Specialisti ne Teknologjine e Informacionit dhe Komunikimit per Suport dhe Zhvillim te Kanaleve Bankare Alternative. Ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion.




Specialist TIK – Suport dhe Zhvillim per Kanalet Bankare Alternative


Pergjegjesite kryesore:


Miremban Sistemet e Kanaleve Bankare Alternative perfshire Internet Banking, Mobile Baking, SMS Banking etj.
Identifikon problemet, teston dhe implementon fikse ne lidhje me keto sisteme.
Gjeneron raporte dhe monitoron performancen e sistemeve.
Zhvillon sipas nevojes module dhe aplikacione.
Komunikon me klientet, jep sqarime teknike dhe raporton problematikat e krijuara ne persona te ndryshem, teknike dhe joteknike.



Eksperienca dhe kualifikimet e kerkuara:


Diplome universitare ne Informatike, Elektronike apo dege te se njejtes fushe.
Minimumi 2 vjet eksperience ne sektorin bankar, sherbime TIK.
Eksperience me Oracle DB 10g/11g.
Eksperience me programe te raportimit si: Crystal Reports, BO ose Oracle BI.
Njohuri te mjaftueshme ne sistemet Windows dhe Unix/Linux.
Aftesi te mira te te kuptuarit te ciklit te zhvillimit te software-ve dhe te jete familjar me Oracle

PLSQL , SQL, J2EE dhe XML.


Aftesi te tjera:


Aftesi te shkelqyera nderpersonale.
Njohuri te avancuara te gjuhes Shqipe dhe Anglishte.
I/E afte te punoje ne grup dhe te perballoje njekohesisht disa detyra.





Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 15 Shkurt 2013:


Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
CV



ne njeren nga adresat e meposhtme:


Union Bank Fax: +355 4 2272 880
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)
Tirane
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.

Tel. : +355 4 2272 880