PDA

View Full Version : Elbasan, ofroj vend pune EKZEKUTIV SHITJESH



HR Cocacola
02.04.2013, 09:35
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite,Schweppes,Nestea, EFES.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.
CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:




EKZEKUTIV SHITJESH
per te punuar ne Elbasan


Roli dhe pergjegjesite:


· te marre porosite tek klientet ekzistues dhe te identifikoje kliente te rinj
· te garantoje realizimin e aktiviteteve promocionale
· te bashkepunoje dhe shkembeje informacione te vazhdueshme me pergjegjesin e zones



Aftesite dhe kualifikimet:



· te kete mbaruar arsimin e mesem (arsimi i larte perben nje avantazh)
· eksperienca e meparshme ne pozicione te ngjashme perben avantazh
· te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe te punoje ne grup
· te kete deshire te punoje ne terren
· leje drejtimi automjeti
· te banoje ne Elbasan




Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al (hr@cocacola.al) brenda dates 25 Prill 2013.




Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta