ep & partners consultancy sh.p.k
15.01.2013, 19:37
Asistente e Drejtorit të Përgjithshëm
eppc kërkon Asistente të Drejtorit të Përgjithshëm për klientin e saj, i cili është biznes i konsoliduar në fushën e shpërndarjes së produkteve ushqimore dhe me një pozicion të qëndrueshëm në tregun shqiptar.
Qëllimi kryesor i punës:
Puna e asistentes konsiston në detyra operacionale ditore që ndihmojnë Drejtorin e Përgjithshëm në përmbushjen e misionit të tij.
Asistentja ndihmon në çdo aktivitet operacional që kursen kohë për Drejtorin e Përgjithshëm. Ajo organizon takimet, merr pjesë në to dhe mban shënimet përkatëse. Ndjek çështjet e biznesit sipas udhëzimeve që i kërkohen, si edhe konsolidon, e raporton për ecurinë e tyre. Mban postën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm dhe organizon udhëtimet brenda dhe jashtë vendit.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
· Diplomë universitare;
· Njohja shumë e mirë e gjuhës Italiane dhe Angleze;
· Përdorimi shumë i mirë i paketës Microsoft Office dhe Internetit;
· Njohuri të mira në përdorimin e pajisjeve të zyrës, si psh: fotokopje, skaner, etj;
· Të jetë person korrekt dhe i organizuar;
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi me nivele të ndryshme hierarkike.
Të dhënat:
Pozicioni: Asistente e Drejtorit të Përgjithshëm;
Vendndodhja: Autostrada Tiranë-Durrës, Km. 1;
Orari: Nga e Hëna në të Shtunë;
Raporton tek: Drejtori i Përgjithshëm;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Në varësi të aftësive të kandidates;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 23.01.2013.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al (recruitments@eppc.al)
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.