PDA

View Full Version : TENDERA - Tirane, Kërkesë për Ofertë në objektin “Magnet”



elvin_Xhimitiku
24.01.2013, 11:00
Drejtuar: Kompanive Ofertuese

Objekti: Kërkesë për Ofertë objektin “Magnet”

Të nderuar Ofertues,

“KONTAKT” sh.p.k. kerkon oferte nga ana e shoqerive te interesuara per tenderat e meposhtem:


Sistemime të jashtme
Sistemi kapotë
Shtrim, Veshje me Pllaka
Realizimi i parapeteve
Nënshtresa
Mur Gipsi dhe Tulle
Kutia Postare
Hidroizolimi i Tualeteve
Hidroizolimi i Katit Nëntokë
Hidroizolimi i Ballkoneve dhe Tarracave
Dysheme industriale në katin nëntokë
Dyer të brëndshme
Ashensorët

Per objektin ne ndertim “Magnet”, Objekt banimi 6-13 kate & 1 kat parkim nentoke, me adrese: Rr. Ndre Mjeda, Tirane.

Paraqitja e dokumentave të mëposhtme përbën kusht për t’u kualifikuar në proçesin e tenderimit:

Jurid​ike:


Ekstrakt nga QKR i 24 orëve të fundit;
NIPT;
Statut;
Liçenca teknike;
Çertifikata e menaxhimit të cilësisë ISO dhe Çertifikata e origjinës së produkteve;
Fotokopje të mjetit të identifikimit të Përfaqësuesit Ligjor.


Financiare:


Bilanci Fiskal i vitit të fundit.


Teknike dhe të Garancisë:


Referenca pune të realizuara nga Nënkontraktori;
Listën e Punonjësve në momentin e nënkontraktimit;
Lista e mjeteve, materialeve dhe veglave në pronësi në momentin e nënkontraktimit;
Karta teknologjike për çdo material të përdorur, bashkë me detajet për to;


Oferta Ekonomike

Të jepen çmimet sipas zërave të preventivit, në përputhje me karakteristikat teknike bashkëlidhur kësaj Ftesë për Ofertë, duke përfshirë në të zërat si më poshtë:


Çmimin;
Monedha e ofertës është Euro;
Garancinë;
Mënyrën e pagesës;
Afatin e vlefshmërise së ofertës.


Dokumentacioni i siguruar nga “KONTAKT” sh.p.k. :


Projekti;
Formë Grafiku kohor për punimet;
Formë proçesverbal për fillimin e punimeve;
Formë proçesverbal për marrjen në dorëzim të kantierit duke respektuar kushtet teknike;
Formë sigurimi teknik i punëtorëve;
Formë proçesverbal për nderprerjen e punimeve;
Formë proçesverbal për punimet e maskuara;
Formë proçesverbal për dorezimin e punimeve;
Formë raporti ditor të punimeve;
Formë raporti javor, mujor;
Formë situacioni progresiv;
Formë Situacioni përfundimtar.


Dorëzimi i ofertës më dt. 31.01.2013 ora 12.00.

Informacion me te detajuar lidhur me cdo tender mund ta gjeni ne www.kontakt.al