PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Komunikimi, Dep. Marketing



MEGATEK S.A
16.02.2016, 16:11
http://www.njoftime.com/images/biznesi/Megatek_cover.jpg (http://www.megateksa.com)

MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Specialist Komunikimi

Qellimi i Pozicionit: Ndjek të gjitha komunikimet që lidhen dhe ndikojnë në imazhin e markës.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

Ndjek marrëdhëniet me mediat.
Ndjek realizimin e broshurës Megatek brenda afatit të vendosur paraprakisht sipas strukturës së miratuar.
Ndjek shpërndarjen e broshurës, kontratat me kompanitë shpërndarëse dhe monitoron ekzekutimin e planit të shpërndarjes.
Ndjek shpërndarjen e fletëpalosjeve dhe cdo materiali tjeter te printuar.
Ndjek realizimin e cdo materiali që mban logon Megatek.
Përditëson dhe ndjek detyra të deleguara për të siguruar progres deri në afatin e paracaktuar.
Ndjek cdo aplikim të bërë të logos, në dyqan dhe jashtë dhe ndërmerr e veprime korrigjuese me aprovimin e Drejtuesit të Departamentit.
Kontrollon dhe sigurohet për cilësinë, sasinë dhe çmimin e çdo materiali marketing të ofruara nga palë të treta. Raporton rastet kur evidenton mosperputhje me marreveshjen e miratuar.
Përpilon materialin komunikues nëpërmjet mediave sociale sipas udhëzimeve apo një plani të përcaktuar më parë.
Ndjek materialin e komunikimit audio in-store, parking dhe në të gjithë territorin e Megatek.
Të tjera detyra sipas udhëzimeve Drejtuesi i Departamentit të Marketingut.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:Diplomë Universitare në: Shkenca Komunikimi, Marketing ose fusha të lidhura me to.

Eksperiencë pune:Te pakten 2 vjet pune ne pozicione te ngjashme.


Aftësite:.

Aftesi te shkelqyera komunikimi.
Njohuri shume te mira te mediave sociale
Aftesi te shkelqyera analitike dhe prezantimi, duke perfshire aftesine e ndjekjes se disa projetketeve njeherazi
Eficence gjate punes nen presion, afateve dhe oreve shtese per te kompletuar detyrat e percaktuara.
Aftesi per te punuar ne grup.

Aftesi te tjera:

· Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
· Njohuri shume te mira te aplikimeve te Microsoft Office.

Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania