PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Marrëdhënie Klienti



ICBank
21.12.2012, 12:13
InternationalCommercial Bank operon në tregun shqiptar për një periudhë prej 15 vjetësh. Është një bankë e qëndrueshme dhe është pjesë e grupit 'ICB Group Holding Ag' regjistruar në Zvicër, i cili operon në 14 vende të ndryshme në Europe, Afrikë dhe Azi. Aktualisht Banka ka një pozicion të lire si ‘ Specialist Marrëdhënie Klienti’. Kriteret për këtë pozicion janë renditur si më poshtë:

Pozicioni: Specialist Marrëdhenie Klienti
Qyteti: Tiranë
Raporton te: Drejtor i Business Banking/Drejtor i Consumer Banking

Qëllimi i Pozicionit :
Specialisti Marrëdhënie Klienti është përgjegjës për promovimin dhe shitjen e produkteve dhe shërbimeve Bankare si edhe për zhvillimin e portofolit të klientëve dhe mirëmbajtjen e portofolit ekzistues të klientëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
- Promovon dhe shet produktet e kredisë,depozitave dhe shërbimeve të tjera bankare në përputhje
me nevojat e klientit.
- Zhvillon biznesin përfshirë depozitat, kreditë si dhe produktet e tjera që banka ofron.
- Zhvillon portofolin e klientëve duke tërhequr klientë të rinj
- Zhvillon dhe mirëmban portofolin e klientëve ekzistues
- Pergatit raportet qe kanë lidhje me shitjen dhe menaxhimin e klientëve
- Pergatit dosjet e klienteve të kredisë në përputhje me produktet dhe proçedurat e bankës
- Ndjek klientët me vonesë në pagesën e kësteve të kredive
- Arrin targetet e vendosura nga Menaxhimi

Kriteretpër këtë pozicion :

- Tëjetë Diplomuar (mundësisht në Ekonomi)
- Të ketë minimum 1-2 vjet eksperiencë në sektorin bankar ne shitje dhe shërbim me klientët
- Eksperiencë të mëparshme në menaxhim portofoli klientësh
- Tëketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup
- Tëketë aftësi shumë të mira prezantuese,negociuese, shitje si dhe të jetë njeri proaktiv
- Tëzoterojë shumë mire gjuhën angleze
- Tëzotërojë shumë mirë paketën mikrosoft

Personat e interesuar duhet të dergojnë CV-të dhe një kopje të diplomës brenda datës 10 Janar 2013 në adresat e poshtë shënuara:

E/mail: info@icbank-albania.com (info@icbank-albania.com)

ose

Rr:"Murat Toptani',Godina 'Eurocol'
pranë Infosoft,kati i 7-të,Tiranë
Tel :+355 (0)4 2256-254

Të gjitha tëdhënat e CV-ve do të jenë konfidenciale. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë