PDA

View Full Version : Fier, ofroj vend pune Menaxher Dyqani



Neptun shpk
05.09.2013, 18:13
Neptun Sh.p.k eshte nje nga kompanite me prestigjioze ne Shqiperi dhe ne disa vende te Ballkanit, e cila operon ne fushen e shitjeve me pakice e shumice. Sot Neptun numeron 14 dyqane ne gjithe Shqiperine, duke përfaqesuar keshtu zinxhirin me te madh te shitjes me pakice te pajisjeve elektronike.



NJOFTIM

TITULLI: Menaxher Dyqani
DEPARTAMENTI: Shitje me Pakice, Dyqani Neptun Fier
RAPORTON TEK: Menaxheri Rajonal


Permbledhja e pozicionit:

Nje Menaxher Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te dyqanit ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.

Funksionet thelbesore te punes:

Menaxhimi dhe motivimi i skuadres per te rritur shitjet dhe per te sigurur rendiment;
Menaxhimi i stokut sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe per kontrollin e tij;
Mbledhja, filtrimi dhe dergimi i porosive ditore;
Te perballoje me profesionalizmin e kerkuar prej pozicionit ankesat dhe komentet e klienteve duke respektuar procedurat e kompanise;
Te studioje ne menyre sistematike terrenin e shitjeve;
Te bashkepunoje me koleget dhe klientet; identifikimi dhe/ose zgjidhja e çeshtjeve urgjente;
Organizimi i trajnimeve per stafin e shitjeve;
Pergatitja e punonjesve te dyqanit per te pasur rendiment;
Angazhim ne çeshtjet e stafit; intervistimi per pjestarete rinj potencial per staf;
Ndjekja e vleresimeve dhe pasqyrimeve te ecurise se stafit nen varesi;
Organizimi i promocioneve ne nivel dyqani;
Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
Kujdesi per paraqitjen e jashtme dhe te brendshme te dyqanit;

Funksione te tjera te punes:

Pjesemarrja ne takimet mujore per shitjet;
Organizimi i takimeve sistematike me pergjegjesite e sektoreve dhe stafin e shitjeve;
Dhenia e feedback-ut tek zyrat qendrore;
Regjistrimi i rezultateve te shitjeve dhe analizes se ecurise;

Aftesite e Kerkuara:

Diplome universitare, preferohet Administrim Biznesi;
Minimum 2 vjet pervoje pune ne shitje me pakice;
Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (me shkrim dhe verbale);
Njohuri shume te mira te paketes Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
Njohuri te mira kompjuterike
Aftesi te shkelqyera komunikuese
Metodik dhe i organizuar
Ndershmeri dhe integritet

Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al (hr@neptun.al),ose te na kontaktojne me telefon ne nr +355 42 380 002 ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te thirren per interviste në Zyrat tona qendrore!

Per me shume informacion ne lidhje me rrugen e karrieres, ju mund te vizitoni faqen tone te internetit, ne www.neptun.al (http://www.neptun.al/).
__________________

Tel. : + 355 4 2380 002