PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh



ManeTCI
22.11.2012, 11:32
Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Menaxher Shitje . Bashkohuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PERGJEGJESITE

STRATEGJIKE

Udhëheq dhe kryen shitjet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga shoqëria.
Organizon punën për shitjen e objekteve që ndërtohen ose administrohen nga shoqëria.
Harton dhe zhvillon materialet promovuese, broshurat, planimetritë, në lidhje me reklamimin e ambjenteve që janë ofruar për shitje nga shoqëria.
Organizon punën me agjentët e shitjeve me të cilët ka marrëdhënie shoqëria, siç janë zyrat e Real Estate, apo partnerë të tjerë, për të rritur efektivitetin eshitjeve të shoqërisë.
Angazhohet drejtpërdrejtë në procesin e shitjeve
Zhvillon zgjidhje të personalizuara për klientë të ndryshem, që janë të interesuar përtë blerë ambjente ndërtimi.
Kryen ndjekjen e arkëtimeve nga shitjet e ambjenteve të shoqërisë. Ndjek debitorët qënuk kanë arkëtuar për ambjentet e shitura.
Propozon produkte dhe shërbime të tjera të cilat mund të ofrohen për shitje ngashoqëria.
Gjetja e klienteve te rinj, lidhja e parakontratave, ndjekja e marëdhënieve me ta.
Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tekstafi përkatës i kompanisë.
Kryen kërkime dhe analizon konkurrencën për të matur mundësitë në treg. Raporton tek menaxhimi potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacionetë mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj.
Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë, nëlidhje me konkurrentë, etj.
Merr pjesë në evente të ndryshme si trade shows, seminare, konventa etj.
ORGANIZATIVE

Angazhohet gjatë organizimit dhe zhvillimit të fushatave promocionale për shitjen e ambjenteve të shoqërisë.
Bashkëpunon me departamentin e financës dhe teknik duke i mbajtur vazhdimisht të informuar.
Informon klientin për detyrimet që ai ka dhe ndjek këtë procedurë derisa ështëkryer pagesa.
Organizon dhe kryen shitjet ne terren.
ADMINISTRATIVE

Përpilon raporte mujore periodike në lidhje me shitjet e realizuara, jo më vonë se 5 ditë nga përfundimi i muajit përkatës, të cilat i paraqet pranë Drejtorit të Marketingut dhe Drejtorit Ekzekutiv të shoqërisë.
Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klientë të rinj dhe planifikon numrin e kontakteve të reja si dhe kërkon informacion për të përcaktuar potencialin e tyre blerës.
Iu përgjigjet të gjitha e-maileve dhe thirrjeve telefonike të klientëve.
Plotëson kontratat përfundimtare të shitjes për pronat e hipotekuara, ndjek proceduratnoteriale.
Ruan dhe rifreskon të dhënat e klientëve të rinj dhe ekzistues në Regjistrin e Klientëve të Kompanisë.
MENAXHERIALE

Menaxhon marrëdhëniet dhe kontratat për shitjen e ambjenteve të shoqërisë.
Menaxhon marreveshjet e kleringut, ndjek zbatimin e kushteve dhe merr pjesë në rakordimin midis palëve në çdo rast.
Eshtë përgjegjës per zbatimin, freskimin dhe monitorimin e manaxhimit të marëdhënieveme klientët e rinj dhe ekzistues.
Koordinon punën e departamentit të shitjes me departamentet e tjera të Grupit dhe përfshihet në dhënien e informacioneve më kyçe që prezantojnë imazhin, strategjinë dhe vizionin ekompanisë.
KERKESAT

Diplomë e arsimit të lartë në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe menaxhimit.
Dy ose më shumë vite eksperiencë pune në fushën e shitjeve të Pronave të Patundshme.
I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin.
Aftësi të mira në biznes dhe shitje.
i matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup.
Njohje tëmira në Marketing dhe të parimeve dhe teknikave të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet.
Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Autocad (read).
Aftësi organizuese dhe koordinuese.
Duhet të jetë i përkushtuar, pozitiv dhe punëtor.
Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet.
Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët
Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime.
Të posedojë liçensë për drejtim automjeti.
Të jetë fleksibël në orare të gjata pune.
Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.

TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
QTU, AutostradaTiranë—Durrës, km 6
Tel: 042 380 124/ Fax: 042 380 170
Informohuni sevetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati idorezimeve të CV-ve është deri më 15/12/2012.