PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi Preventues



Agikons
16.02.2013, 09:06
Përshkrimi: Inxhinier Ndertimi Preventivues
Arsimimi: Fakulteti i Inxhinierise, Dega Ndertim, Profili Strukturist
Experiencë ne kete fushe minimumi 3 vjet.
Detyrat/Pergjegjësitë
• Përgatitja e Situacioneve mujore, librezës së masave, analizë të cmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
• Rakordim mujor me Departamentin e financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
• Përpilimi dhe hartimi i preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania apo që vijnë nga studiot e projektimit.
• Ndjekjen e kostos në mënyre periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me Manaxherin e Projektit, Përgjegjësin Teknik dhe Inxhinierin e Kantierit.
• Raportimi i kostos së objekteve tek Menaxheri i Projektit, Drejtori Teknik dhe Departamenti i Finances.
• Rishikim i analizave teknike dhe manualit të cmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare.
• Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve ne Fl. zyrtare, në lidhje me cështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor .
• Kontrolli i çmimeve të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktoret duke raportuar tek Manaxheri i Projektit per të ndihmuar në negocimet e ndryshme qe do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventivë.
•• Kontrolli mujor i inventarëve për materialet.
Kualifikime/ Kërkesa:

• • I aftë të përshtatet me teknologjinëdhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve.
• Të jetë i azhornuar me cmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme.
• Aftësi komunikuese dhe bashkepuniuese në grup.
• Të njohë mire programet MS Office dhe AutoCAD

Tel. : 00355 48 83 00 02/3

Cel. : 00355 67 20 64 402