PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Ekzekutive Shitjesh



Univers Promotions
22.02.2013, 17:36
Univers Promotions, eshte themeluar ne vitin 2007, dhe brenda nje kohe shume te shkurter ka arritur te jete kompania lider e tregut te produkteve promocionale ne Shqiperi, duke i sherbyer nje game shume te gjere klientesh, ne te cilin bejne pjese shumica e kompanive multinacionale qe operojne ne tregun tone. Paralelisht me planin e zhvillimit te saj, Univers Promotions ofron mundesi rritjeje ne karriere me efekt kohor te shkurter.


Pozicioni: Ekzekutive Shitjesh
Raporton tek: Drejtori Pergjithshem


Objektivi pozicionit: Zgjerimi i portofolit te klienteve bazuar ne gamen e produkteve egzistuese. Kontribut ne rritjen dhe arritjen e objektivave te kompanise, gjithmone duke ruajtur vizionin dhe vlerat e saj.


Pergjegjesite:


Zhvillimi dhe zbatimi i planit te punes ne funksion te planit te biznesit te kompanise
Identifikimi, investigimi, rekrutimi dhe menaxhimi i mardhenieve me kliente te rinj
Analizim i plote i produkteve dhe rekomandimet e duhura tek klientet, ne varesi te nevojave te tyre.
Bashkepunimi me strukturat e tjera te kompanise per realizmin final te porosive
Maksimizimi i mundesive te mbylljes se proceseve shitese me klientet.
Sugjerimi zhvillimi i produkteve apo sherbimeve te reja ne funksion te permbushjes sa me mire te nevojave te klientit.

Aftesite e kerkuara:


Komunikimi dhe puna ne grup
Eksperienca te ngjashme dhe aftesia per te identifikuar dhe zhvilluar kliente/tregje te rinj, perbejne avantazh shume te madh
Negociues/e dhe orientues/e nga rezultatet
Te punoje i/e pavarur, ambicje dhe i/e motivuar nga objektivat
Te perballoje punen nen stress
Organizativ/e dhe menaxherial/e
Fleksibel, entuziast/e, konfident/e

Te domosdoshme:


Gjuha angleze (preferohet niveli “business”)
Programet baze kompjuterike



Presim aplikimet tuaja ne contact@universpromotions.al brenda dates 22 Shkurt 2013