PDA

View Full Version : Justitia - Ekzekutim I Vendimeve Gjyqësore - Falas - Kthim Shumash - Lirim Dhe Dorëzim Sendi, Etj.



SHOQËRIA PËRMBARIMORE JUSTITIA
30.10.2012, 15:12
Shoqëria Përmbarimore “Justitia”
Është një shoqëri tregtare, e konsoliduar në formën e një Studio Ligjore, e themeluar më 15.10.2010, nga juristë të specializuar në fushën e së “Drejtës Civile” - “Private Law”.
Studio Ligjore “Justitia”, përbëhet nga Përmbarues Gjyqësor të licensuar nga Ministri i Drejtësisë dhe Avokatë të Suksesshëm dhe asistohet nga Psikologë të Licensuar, Kontabilistë të Licensuar si dhe Vlerësues të Pasurive të Luajtshme dhe të Paluajtshme.
Këtu trajtohen me efikasitet dhe përkushtim çështjet e së drejtës civile, duke filluar që me asistencën për të fituar të drejtën e mohuar, deri në ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit gjyqësor, duke ju garantuar sukses!
Nëse keni hezituar deri më tani të kërkoni një të drejtë që ju takon, erdhi moment që të na jepni besimin tuaj dhe ne me profesionalizëm, paanësi dhe përkushtim do t’ju garantojmë suksesin dhe drejtësinë e cënuar. Përfaqësim dinjitoz në të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend, deri në Gjykatat Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut – Strasburg.
Keni një vendim gjykate që, përveçse ju ka shpenzuar shumë energji, mund, kohë dhe para dhe përsëri nuk ka gjetur zbatim për shkak të burokracive dhe korrupsionit??
Erdhi moment që jo vetëm të garantojmë ekzekutimin në një kohë rekord, t’ju asistojmë ligjërisht edhe për të rimarrë fitimin e munguar nga mospërdorimi i këtyre resurseve materiale.
Ju me të drejtë do të pyesni se sa do të na kushtojë e gjitha kjo??
Përgjigjia edhe pse do t’ju duket absurde është 0 (zero) lekë. Kjo sepse hallka e fundit që do paguajë për këto shërbime, është pala kundërshtare juaja ajo gjyqhumbëse, e cila ju detyrohet juve të drejtën e mohuar.
Përse duhet të na besoni?
Sepse ky është një shërbim privat por me karakter publik, ku përmbaruesi gjyqësor ka si objektiv të vetëm marëdhëniet kontraktuale dhe të mirëbesimit me palën gjyqfituese, duke zbatuar drejtësinë dhe ligjin me paanshmëri, larg burokracive dhe korrupsionit, duke pasur vetëm ligjin si udhërrëfyes! Duke përdorur të gjitha mjetet ligjore në dispozion, si edhe sanksionet që kemi si armë ligjore, do të çojmë deri në fund të drejtën tuaj hyjnore të cënuar.
Me respektin absolut si dhe mirëbesimin e konfidencialitetin reciprok, ju ftojmë të bashkëpunojmë për të drejtat tuaja!
BLV. BAJRAM CURRI, NR.21, TIRANA, ALBANIA (Përballë Gjykatës së Rrethit, Tiranë)
http://www.studio-justitia.com/
Tel: +355 4 227 0890