PDA

View Full Version : Tirane, ofrojme Trajnim mbi Motopedagogjiken/psikomotoriken



Qendra Trajnimit
18.10.2012, 15:42
FTESË PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM



Me anë të këtij komunikimi, Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën dhe Qendra e Trajnimit “Kardinal Mikel Koliqi”, pjesë e Shoqatës Internacionale për Solidaritetin, ju ftojnë të merrni pjesë në trajnimin e mbajtur nga Prof. Jurgen -F Schohr, Psikolog, terapist fëmijësh, me temë: “Motopedagogjia/Psikomotorrika”, e përzgjedhur nga pedagogjia dhe terapia e zbatuar për fëmijë, të rinj, të rritur dhe të moshuar, drejtuar profesionistëve të edukimit në fushën e shërbimeve sociale në Shqipëri.

Trajnimi do të zhvillohet më datat 29 tetor deri më 05 nëntor 2012, ku data 5 nëntor do të jetë ditë provimi. Orari do të jetë 09:00-17:00. Trajnimi do të organizohet në ambientet e Qendrës Ditore “Maria Mazzarello”, Rruga “Merdar Shtylla” (Komuna e Parisit).

Për të marrë pjesë në këtë trajnim, është i nevojshëm plotësimi i skedës së regjistrimit dhe pagesa e një kontributi prej 6000 lekësh, pranë sekretarisë së Qendrës së Trajnimit “Kardinal Mikel Koliqi”.

Për informacione të mëtejshme mos hezitoni të na kontaktoni në adresën elektronike:q.t.koliqi@shisalbania.org apo përmes telefonit +355 (0)4 2263209.

Lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda dt. 24/10/2012, ora 14:00 duke kryer pagesën dhe plotësuar formatin përkatës të regjistrimit, me qëllim organizimin korrekt të këtij aktiviteti trajnues.





Motopedagogji/ Psikomotorrikë

Trajnim për edukatorë, mësues, prindër, studentë dhe të tjerë të interesuar.

Juergen-F Schohr
Psikolog, Terapist Fëmijësh dhe Kloun
Njësia Psikomotorrike Osttirol/Kloun pa Kufi
Children in Need Organization

Seminar/Workshop/Grupe pune të përqendruara në detyra të veçanta

Kohëzgjatja: 7 ditë/ Teori dhe Praktikë.
Vendi: Qendra Ditore Maria Mazzarello, Rruga Merdar Shtylla.
Kohëzgjatja: 9:00 - 12:00 (Pushim 2-orësh) 14:00 - 17:00.
Pjesëmarrja: Maksimumi 25 persona.
Pjesëmarrja në provim, reflektimi dhe vlerësimi janë të detyrueshme.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit janë të lutur të përkushtohen plotësisht.

PROGRAMI:

o Dita 1
Përshëndetje e shkurtër dhe përgatitje për të hyrë në temë.
Qartësimi i pritshmërive, dëshirave dhe nevojave.
-Përpjekja për sqarimin e psikomotorrikës në shkolla të ndryshme;
-Fushat e punës në psikomotorrikë;
-Fëmijë, të rinj, të rritur, të moshuar;
-Tema të përzgjedhura të motopedagogjisë dhe mototerapisë (degëzime teorike);
-Nga praktika për praktikë (ushtrime dhe zbatime).

o Dita 2
-Tema të përzgjedhura (më shumë teori);
-Nga praktika për praktikë;
-Vlerësim dhe reflektim.

o Dita 3
Psikomotorrikë në shtrirjen natyrore ... do të përjetojmë veten, gjithashtu do të zhvillohen lojëra duke u bazuar në librin për fëmijë "Njeriu Vocërrak i Ujit" nga Otfried Preussler.

o Dita 4
Përqendrimi ditor i punës - Vëzhgimi dhe përkrahja e fëmijëve.
Instrumente në zbatim ... pyetje teorike dhe praktike rreth nevojave për përkrahje pedagogjike të veçantë dhe kuruese.
-Nga praktika për praktikë (ushtrime dhe zbatime)
-Vlerësime dhe reflektime
Udhëzim i rëndësishëm: Pjesëmarrësit duhet t'i përgatisin vetë shënimet e përftuara nga ky trajnim, për përmbledhjet e tyre vetjake. Faleminderit!

o Dita 5
-Pika dhe viza: Ora e vizatimit për fëmijë dhe për ata që dëshirojnë të bëhen të tillë.
Një temë e përqendruar dhe me plot krijimtari.

o Dita 6
Përsëritje thelbësore e njohurive të grumbulluara gjatë trajnimit, rishikimi i teorisë dhe praktikës së zhvilluar në psikomotorrikë.

o Dita 7 (e fundit)
Provimi Përfundimtar dhe Reflektim.