PDA

View Full Version : Intervistues terreni



EUNACAL
15.10.2012, 20:27
Instituti EUNACAL (http://eunacal.org) në kuadër të realizimit të European Social Survey (http://www.europeansocialsurvey.org) në Shqipëri ka aktualisht pozicione pune për intervistues terreni.

Kriteret që duhet të përmbushen nga kandidatët
• Të jenë aktualisht studentë ose të diplomuar
• Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi
• Të kenë aftësi të mira të orientimit në hapësirë
• Të jenë të ndershëm në kryerjen e detyrave të ngarkuara

U jepet përparësi kandidatëve me eksperiencë në realizimin e intervistave ballë për ballë.

Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit që gjendet në eunacal.org/sq/intervistues (http://eunacal.org/sq/intervistues).

Kandidatët që përzgjidhen për të kryer intervistë pune kontaktohen përmes e-mailit brenda 10 ditëve nga çasti i aplikimit. Kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë pune.

Tel: +355 4 480 7843