PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Supervizor i departamentit Ngrohje Ftohje



MEGATEK S.A
12.03.2016, 11:20
http://www.njoftime.com/images/biznesi/Megatek_cover.jpg (http://www.megateksa.com)

HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Supervizor i departamentit Ngrohje-Ftohje

Qellimi i Pozicionit: Te manaxhoje dhe te udheheqi stafin qe ka ne varesi, ne perputhje me te gjitha rregullat dhe politikat e Megatek, me qellim permbushjen e nevojave te Klientit dhe arritjen e objektivave te kompanise.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

Manaxhon punen dhe stafin qe ka ne varesi ne perputhje me politikat dhe rregullat e kompanise.
Asiston shitesin kur ve re se ka nevoje per nderhyrjen e tij ne nje negociate te veshtire.
Ofron informacion te specializuar per klient te interesuar.
Respekton dhe mbeshtet punonjesit qe ka ne varesi per te krijuar nje mjedis te kendshem pune.
Trajnon punonjesit e departamentit ne lidhje me detyrat e punes, procedurat dhe rregullat e kompanise.
Kontrollon dhe asiston ne sistemimin e produkteve ne rafte.
Garanton vendosjen e cmimeve te duhura dhe pershkrimeve perkatese per cdo artikull ne departamentin perkates.
Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Diplome Universitare, Dega Inxhinieri Mekanike, profili Energjetike
Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat ne pune te ngjashme.


Aftësite:

Aftesi te drejtoje dhe motivoje nje grup
Aftesi te shkelqyera komunikuese
Perkushtim i forte ndaj sherbimit te klientit.
Aftesi te punoje nen presion dhe te merret me situata sfiduese.
Ndjenje pergjejgjesie.

Aftesi te tjera:

· Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
· Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.

Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutemi dorezoni CV te detajuartek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania