PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Shites ne Departamentin e Drurit



MEGATEK S.A
05.10.2012, 12:37
HISTORIKU

MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Shites ne Departamentin e Drurit

Qellimi i Pozicionit: Siguron asistence dhe sherbim te shkelqyer ndaj Klienteve.

Detyrat dhe Pergjegjesite:


Mirepret me etike te larte profesionale cdo Klient qe interesohet per produktet e departamentit.
Kupton nevojen e klientit perkates, duke degjuar me vemendje maksimale kerkesen e Klientit.
Ndihmon klientin ne gjetjen e produkteve per te cilat Klienti eshte i interesuar.
Ofron keshilla, te cilat i vijne ne ndihme Klientit, dhe u pergjigjet me dedikim pyetjeve te Klientit.
Finalizon procesin e shitjeve te produkteve ne perputhje me nevojen e Klientit.
Respekton supervizorin dhe zbaton cdo urdher te tij i cili ndihmon ne mbarevajtjen e punes ne departamentin perkates.
Respekton dhe bashkepunon me koleget per te krijuar nje mjedis te kendeshem pune .
Ne bashkepunim me Supervizorin perkates kontrollon ekzpozimin per te mbushur stokun dhe angazhohet ne sistemin e stokut ne nivelin e kerkuar.
Organizon porosine e produkteve kur kjo I kerkohet nga supervizori perkates.
Bashkengjit nje leter ne format A3 tek cdo kuti, qe ndodhet ne stokun mbi rafte, ne te cilen pasyrohen te gjitha kodet e artikujve qe jane ne kuti.
Rivendos ne vendet e duhura te gjitha produktet te cilat jane vendosur ne vendin e gabuar nga ana e Klienteve.
Ne bashkepunim me supervizorin e departamentit sigurojne qe produktet ne rafte jane ekspozuar sic kerkohet dhe qe kane gjithe informacionin e nevojshem.
Siguron informacion periodik mbi kerkesat apo ankesat e ndryshme nga klientet te cilin e raporton cdo dite tek supervizori perkates .
Merr pjese ne trainimet e ofruara nga kompania dhe ve ne zbatim njohurite e marra.
Zbaton me perpikmeri rregulloren dhe te gjithe procedurat e miratuara.
Kontrollon daten e skadences se produkteve dhe ndjek proceduren perkatese per kthimin e produkteve te skaduara ne magazine.
Miremban produktet nga ana e pastertise.



Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Student per Inxhinieri Perpunimi Druri ose te kete mbaruar shkollen e mesme profesionale perpunim druri

Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme te punes.

Aftësite:

Te jete i gatshem dhe i afte te punoje ne grup.
Te pelqeje punen me njerezit.
Te jete i dobishem dhe i sjellshem.
Te paturit e nje paraqitje te denje eshte kerkese.
Njohuri te mira te produkteve.


Procedura e Aplikimit:

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania