PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialiste HR - Tiranë



ep & partners consultancy sh.p.k
12.09.2012, 23:49
Specialiste HR - Tiranë

eppc kërkon një Specialiste HR për klientin e saj i cili është një biznes i konsoliduar dhe me një eksperiencë në tregun Shqiptar.
Pozicioni i Specialistes së HR ka si detyra kryesore përpunimin e informacioneve në lidhje me personelin si dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për arsye të raportimit të jashtëm dhe të brendshëm. Pjesë e detyrës është edhe mbajtja e marrëdhënieve me zyrën e Sigurimeve Shoqërore, Bankën,etj.

Kërkesat:

· Arsimi i lartë;
· Eksperiencë pune në profesion minimumi 3 vjet;
· Njohuri shumë të mira ne programet Excel dhe Word;
· Njohje e mirë e Kodit të Punës;
· Aftësi organizuese dhe koordinuese;
· Aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët;
· E saktë dhe e përgjegjshme.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialiste HR
Vendndodhja: Tiranë
Orari: 48 orë punë në javë
Raporton tek: Drejtori i Përgjithshëm
Udhëtime pune: Jo
Pagesa: Në varësi të kandidatit
Kontrata: Sipas kodit të punës
Aplikimet mbyllen: 01.10.2012

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni tek: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.