PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Teknik Elektrik



A.C.R.E.M
19.06.2014, 16:41
ACREM është kompania lider në tregun Shqiptar që ofron shërbime cilësore menaxhimi, specializuar më së shumti në menaxhimin e qendrave tregtrare por jo vetëm, aktualisht në drejtimin e suksesshëm të së cilës janë qendrat tregtare më të rëndësishme në Shqipëri: TEG- 180 dyqane , QTU- 90 dyqane.

ACREM kërkon të punësoj : Teknik Elektrik


Përshkrimi i Pozicionit të Punës

Tekniku Elektrik në dep. Teknik në Qendër Tregtare është përgjegjës për kontrollin e sistemeve elektrike si dhe mirëmbatjen e këtyre sistemeve. Raporton tek përgjegjësi i Turnit / supervizori i turnit dhe Menaxheri i Dep. për gjendjen teknike të sistemeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë

- Eshtë përgjegjës për sistemet elektrike që përfshijnë Panelet kryesore të Tensionit të Ulët dhe të Mesëm,
- Kontrollon gjëndjen e gjeneratorëve, gjëndjen e depozitës së naftës, panelet përkatëse.
- Kontrollon nivelin e naftës në gjenerator dhe bën rimbushjen e tij nëse është e nevojshme.
- Inspekton dhomën e paisjeve elektrike dhe panelet për ndonjë anomali
- Kontrollon llampat dhe transformatorët e llampave dhe bën zëvendësimin e tyre.
- Eshtë përgjegjës për matjen dhe kontrollin e parametrave elektrike në panelet kryesore dhe dytësore të shpërndarjes dhe njofton në mënyrë periodike për ecurinë e tyre.
- Kontrollon sistemin për fikjen e zjarrit, sistemin sprinkler, alarmin kundra vjedhjes dhe njofton supervizorin nëse është e nevojshme.
- Kontrollon dhe drejton pjesët elektrike të komandimit të sistemeve BMS, sistemit të zjarrit, sistemit të telefonisë, sistemit kundër-vjedhjes, pompat e sistemit sprinkler + hidrant, panelet e komandimit të sistemit HVAC & ventilimit, sistemit CCTV dhe sistemit elektrik.
- Kontrollon sistemin UPS nëse funksionon në rregull.
- Eshtë përgjegjës për gjithë punët elektrike në qendër dhe dyqanet e tjera të kontraktuara nën përgjegjësinë e departamentit të mirëmbajtjes dhe njofton supervizorin për gjërat e nevojshme.
- Drejton sistemin e ndezjes /fikjes së gjithë dritave të qendrës në bazë të orarit të përcaktuar,
- Kontrollon aparturat nëse punojnë dhe ndizen në kohë nëpërmjet kontrollit me sistemin timer

Kërkesa dhe kualifikime

- Diplomë e shkollës së mesme profesionale apo certificatë për sistemet e lart përmendura
- Të paktën 5 vjet eksperiencë pune në instalimet dhe shfrytezimin e sistemit elektrik.

Mbyllja e aplikimeve në dt. 30. 06. 2014
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të në adresën tonë elektronike:

hracrem@acrem.al (hracrem@acrem.al)
e.murati@acrem.al (e.murati@acrem.al)

duke specifikuar në subjekt se aplikojnë për këtë pozicion

Bëjmë me dije se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë!