PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Operator i HelpDesk



itirana
11.09.2012, 17:34
Përshkrimi i Punës për pozicionin:




Helpdesk Operator


Pjesëtar i një skuadre punonjësish me turne, i Qëndrës Operacionale të Rrjetit (NOC).
Përgjegjës për monitorimin e sistemeve të rrjetit të fibrës dhe sistemeve të transmetimit, si dhe përgjegjës për kontrollin rutinë dhe punëve të mirëmbajtjes.

Përgjegjësitë kryesore



Monitorimi 24x7 i të gjithë rrjetit dhe infrastrukturës së ITirana, përmes sistemeve monitoruese
Regjistrimi dhe menaxhimi i ciklit të incidenteve/problemeve teknike, që ndodhin në telekomunikacion, infrastrukturën e IT-së dhe sisteme
Identifikimi, kategorizimi, rezolucioni dhe mbyllja e të gjithë incidenteve/problemeve teknike, që lidhen me rrjetin dhe strukturën e IT-së

Kalimi i incidenteve/problemeve teknike tek grupet operative, në rastet kur Ato kërkojnë zgjidhje të mëtejshme


Përdor programe të monitorimittë sistemeve të transmetimit, menaxhuar nga NOC, për të detektuar alarmet dhe problemet e daljes nga puna
Përdor diagnostifikimin dhe programe të ndryshme të monitorimit, për të lokalizuar daljet nga puna dhe alarmet
Bashkëpunon me stafin e supportit në terren dhe me klientet, në mënyrë që të sigurohet që shërbimi është instaluar me efiçiencë, nënivelin e shërbimit të kërkuar, dhe të ndjekë daljet nga puna ose alarmet
Kryen kontrolle rutinë dhe kujdeset për mirëmbajtjen e platformave dhe sistemeve, siç janë përcaktuar në proçedurën e punës së HelpDesk, sipas standartit të përcaktuar nga NOC Management
Të sigurojë informacionin e daljeve nga puna dhe problemeve,veprimeve të rregullimit të ndërmarradhe regjistrohen në Ticket System.




Kriteret e aplikimit

Çdo person i interesuar për të kryer aplikimin për pozicionin e Help Desk Operator duhet të permbushë kriteret e mëposhtme:



Preferohet të ketë mbaruar arsimin e lartë për Inxhinieri Telekomunikacioni, dege te peraferta, ose të jetë në përfundim të studimeve të larta.
Të ketë njohuritë bazë mbi përdorimin e sistemeve të monitorimit të rrjetit
Të ketë aftësi analitike
Të ketë aftësi bashkërenduese të punëve
Të ketë komunikim të shkëlqyer
Te jete I gatshem te punoje me turne gjate 24 oreve
Të jetë i aftë të delegojë


Të interesuarit mund të aplikojnë duke nisur CV-në tek hr@itirana.com; info@itirana.com (hr@itirana.com)
Data e mbylljes së aplikimeve është 15.09.2012.