PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Ekonomist



Kompani serioze
08.09.2012, 14:12
Kompani me qëndër biznesi në adresën: autostrada Tiranë – Durës, km 15, Vorë-Tiranë, kërkon të punësojë një arkëtar/e – ekonomist/e.
Apikanti/ja duhet të plotësojë kriteret e mëposhtëme të edukimit dhe kualifikimit:
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
- Të njoh shumë mirë përdorimin e kompjuterit, paketës Microsoft Office, (veçanërisht programet Excel dhe Word) Microsoft Windows XP/ Windows 7, Internet Explorer/ Mozilla Firefox/Google Chrome/E-mail etj.
- Të njoh shumë mirë përdorimin e programit Alpha Business.
- Të ketë njohuri mbi gjuhën angleze dhe/ose italiane.
Detyrat dhe funksionet e të punësuarti do të jenë:
- Realizon prerjen e faturave shitje-blerje.
- Realizon prerjen e faturave të TVSH – së.
- Realizon arkëtimin e faturave, hedhjen e tyre në kompjutër, dhe mban gjëndjen e arkës.
- Bën menaxhimin e magazinës (hyret-daljet e artikujve nga magazina), mban inventarin ditor dhe mujor.
- Mbulon marrdhëniet dhe korrespondencat e rastit me klientët dhe furnitorët kompanisë.
- Orari i punës është 830-1630, nga e Hëna në të Shtunë.
- Qëndra e punës është në pikën e shitjes Vorë – Tiranë.
Aplikanti/ja duhet të karakterizohet nga korrektesa, përkushtimi gjatë orarit të punës dhe aftësia për të ruajtur konfidencialitetin në marrdhëniet e punës.
Per me shume info na vizitoni ne : http://www.***********.com/puna/