PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistent Logjistike



Neptun shpk
29.08.2012, 16:27
Neptun shpk eshte nje nga kompanite me prestigjoze ne Shqiperi dhe vende te Ballkanit e cila operon në fushën e shitjeve me pakicë e shumicë. Sot Neptun numëron 13 dyqane në gjithë Shqipërinë, duke përfaqësuar kështu zinxhirin më të madh të shitjes me pakicë të pajisjeve elektronike.



NJOFTIM


TITULLI: Asistent Logjistike
DEPARTAMENTI: Logjistike
RAPORTON TEK: Menaxheri i Logjistikes

Permbledhja e Pozicionit:

Asistent i Logjistikes koordinon proceset dhe vepron si nderlidhes midis shume departamenteve. Eshte thelbesore qe Asistent i Logjistikes te jete i mireinformuar ne lidhje me procedurat e Logjistikes, sic jane legjislacioni, kostot e karburantit, kursi rrugor i vendit dhe ceshtje te tjera qe kane te bejne me transportimin.

Funksionet thelbesore te punes:

Mbajtja e dokumentacionit per autoveturat e kompanise.
Llogaritja dhe raportimi i konsumeve te mjeteve.
Koordinimi i raporteve me departamentet e tjera.
Pergatitja dhe mbajtja e dokumentacionit per te gjitha veprimet doganore te kryera si Importe - Eksporte.
Mbajtja dhe raportimi i shpenzimeve per makinat, serviset dhe pagesa te ndryshme.
Arkivimi dhe protokollimi i dokumentacioneve te Logjistikes.
Kerkesat

Te pakten 2 vjet experience pune ne departamentin Logjistike
Aftesi te mira komunikuese verbale dhe ne shkrim
Diplome universiteti (Preferohet dega Administrim Biznesi)
Aftesi per te punuar ne grup dhe fleksibilitet ne marredheniet me njerezit
Aftesi per te percjelle mesazhe dhe detyra me thjeshtesi dhe perpikeri
Njohuri shume te mira te gjuhes angleze
Njohuri shume te mira kompjuterike
Aftesi te tjera

Metodik dhe i organizuar
Ndershmeri dhe integritet
Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e kualifikuar duhet të aplikojnë me email ne adresen hr@neptun.al (hr@neptun.al), ose me telefon ne nr
+355 42 380 039 ose personalisht në adresën: Qendra Tregtare Univers, i Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqipëri.Për më shumë informacion në lidhje me rrugën e karrierës, ju mund të vizitoni faqen tonë të internetit, në www.neptun.al (http://www.neptun.al/)