PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune part time Operator edukativ



Burimet Njerezore SHKEJ
23.08.2012, 11:50
Njoftim për Pozicion Vakant

Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ) njofton hapjen e një pozicioni pune Operator Edukativ pranë Qendrës Komunitare EDEN


Pozicioni: Operator/e edukativ/e i/e qendrës komunitare EDEN, part-time.

Punonjësi raporton tek: Manaxherja e projektit të Qendrës Komunitare EDEN


Qëllimi i pozicionit: Operatori Edukativ është përgjegjës për mbarëvajtjen e aktivitetit ditor me fëmijët e qendrës me qëllim lehtësimin e reabilitimit dhe integrimit social si dhe mbeshtetje dhe rikuperim shkollor të fëmijëve në nevojë në kuadër të politikës dhe programit të Shoqatës Kombëtare Edukimi për Jetën.

Përgjegjësitë Kryesore:
- Zhvillon aktivitetin e qendres në bazë të planit të punës, programit të aktiviteteve të kësaj qendre .
- Planifikon, programon aktivitetet me fëmijët e Qendrës në bazë të struktures.
- Organizon së bashku me stafin e Qendrës aktivitete reabilituese, integruese dhe gjallëruese me fëmijët pjesmarrës të qendrës.
- Merr pjesë në takimet me projektet e tjera të SHKEJ apo me ofrues të tjerë shërbimesh në terren.
- Merr pjesë aktivisht në takime periodike me stafin per korrdinimin, motivimin dhe monitorimin e stafit.
- Kontakton dhe takon në vazhdimësi familjet e fëmijëve/të rinjve.


Edukimi:
- Aplikanti duhet të ketë arsim të lartë, preferohet në mësuesi dhe pedagogji (cikli i ulet).
- Të ketë marrë pjesë në kurse, trajnime, seminare të ndryshme me tema sociale.

Eksperienca:
- Aplikanti preferohet të ketë të experiencë pune mbi 2 vjet dhe me target të ngjashëm.

Komunikimi:
- Të jetë i hapur dhe pa paragjykime rraciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
- Të jetë i aftë të komunikojë në dhe me grupe.
- I aftë të komunikojë me grupe etnike (romë, egjyptianë etj.)
- Të ketë aftësi të mira përshtatje me grupe të moshave e niveleve të ndryshme.
- Të jetë i aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme mardhëniet.

Aftësi personale:
- Të ketë aftësi vëzhguese.
- Të ketë aftësi motivuese dhe nxitëse
- Të ketë aftësi të mira krijuese.
- Të jetë i aftë të punojë në grup.
- Të ketë aftësi të mira vetë- organizuese
- Të jetë i aftë në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve

Gjuhë e huaj:

- Zotërimi i mirë i gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.

Aftësi teknike:
- Të jetë i/e aftë të përdorë paketën bazë të microsoft office.

Afati i aplikimit :
Të gjithë të interesuarit të cilët përmbushin kriteret e mësipërme janë të lutur të dorezojnë në adresën elektronike: qd.eden@shkej.org ose shkej@albmail.com (shkej@albmail.com) brenda dt. 28.08.2012, ora 15.00, ose dorazi në adresën : Bulevardi Zogui i I, Ndertesa 53, hyrja 3,
kati 6, Ap. 39. Tirane
Nr.tel 042265398,
dokumentat e mëposhtme:
1. CV
2. Letër motivimi

Lutemi të informoheni se vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të dokumentacionit do të kontakohen.

Ju falenderojmë paraprakisht!