PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh



Rezidenca Tower Bridge 2
08.01.2013, 14:16
ORION Construction » - Kompania lider ne fushen e ndertimit, certifikuar me ISO 9001 : 2008 mbi standartet e cilesise, kerkon te punesoje per nevojat e saj, nje Menaxher Shitjesh:

Funksionet Themelore/Pergjegjesite:



Te pregatise raporte te perjavshme per eprorin mbi ecurine e shitjeve, ku te perfshihen: kontaktet e marra, shitjet e realizuara, kontaktet pas shitjeve dhe shkalla e realizimit te objektivave.
Te punoje ne terren per gjetjen e klienteve te rinj.
Te njohe ne menyre te shkelqyer produktin e kompanise.
Te permbush objektivat e shitjes qe percakton kompania.
T’i prezantoje dhe t’i shese klienteve ekzistues dhe potenciale produktet e kompanise.
Te njohe ne menyre te shkelqyer tregun e ndertimit.
Te kete nje portofol klientesh dhe t’a menaxhoje ate ne menyre indipendente.
Te kete kontakte me biznese, kompani etj per t’u prezantuar produktin.
Te hartoje plane veprimi dhe programe per te realizuar objektivat e shitjes.
Te ndjeke mundesite e reja dhe referencat qe mbledh ne terren.
Te identifikoje prespektivat e shitjeve dhe te kontaktoje me klientet vazhdimisht.
T’u ofroje sherbim dhe asistence te shkelqyer klienteve edhe pas shitjes.
Te koordinoj dhe te mbikeqyre stafin e shitjes.
Te finalizoje kontraten me klientin.
Te ruaje kofidencialitetin ndaj kompanise dhe klientit.


Aftesite, Njohurite, Kualifikimet dhe Eksperienca:




Te jete diplomuar ne Fakultetin Ekonomik, dega Manaxhim biznesi.
Te kete 3 – 5 vjet eksperience ne sektorin e shitjeve. Eksperienca ne Real Estate ose kompani ndertimi perben avantazh.
Te kete njohuri shume te mira ne gjuhen angleze.
Te kete aftesi te shkelqyera komunikimi.
Te kete aftesi shume te mira negociuese.
Te jete i afte t’i pershtatet bisedave te klientit.
Te kete aftesi te spikatur per finalizimin e kontrates
Te jete fleksibel dhe i gatshem per sa i perket orarit te punes.




“ORION Construction” ofron kushte optimale pune dhe page konkuruese, sepse: “Njerezit jane aseti yne me i cmuar!” (http://www.orion-construction.com/index.php?option=com_content&view=article&id=50:historiku-yne&catid=34:historiku&Itemid=54)


Te gjithe te interesuarit mund te dergojne CV-te e tyre me fotografi si dhe leter interesi ne adresen: info@orion-construction.com