PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjente Shitje ne Terren/Preseller (Femra)



T. D
14.08.2012, 10:54
Agjente Shitje ne Terren/Preseller (Femra)

Kompania jone eshte nje kompani e re distrbucioni, me ‘know how-n’ e duhur ne fushen e distribucionit te produkteve ushqimore me shumice. Objektivi kryesor i kompanise, është të krijojë një rrjet shitjesh të specializuar dhe të strukturuar ne menyrë profesionale për tregëtimin dhe shitjen e produkteve ekskluzive dhe te vecanta per tregun shqiptar ne sektorin ushqimor. Kompania kerkon te punesoje agjente shitjeje femra per qytetin e Tiranes dhe Durresit.



Qellimi i Pozicionit: Sherbim i shkelqyer ndaj klienteve ekzistues dhe identifikimi i klienteve te rinj, duke synuar rritjen e shitjeve ne zonen perkatese.



Detyrat dhe Pergjegjesite:

Miremban rrjetin e klienteve ekzistues dhe identifikon kliente te rinj potencial.
Prezanton ne menyre profesionale produktet, te cilat trajtohen me shumice, tek klientet e zones qe mbulon.
Identifikon nevojat e klienteve dhe jep propozime per permbushjen e nevojave te klientit.
Realizon shitje nga gjithe gama e produkteve, pjese e katalogut te shumices.
Ofron sherbim ndaj klienteve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
Zbaton dhe respekton procedurat ne fuqi dhe rregulloren e brendshme te kompanise.
Raporton me shkrim tek manaxheri i shitjeve me shumice mbi ecurine e punes dhe problematiken e hasur.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Arsimi i larte do te perbente avantazh, preferohet Profili Ekonomik ose Shkenca sociale.

Mosha: Nga 20 deri 30 vjec
Eksperiencë pune: Minimalisht 2-3 vjet eksperience pune ne kompani te ngjashme distribucioni

Pagesa: Eshte motivuese dhe dinamike ne varesi te rezultateve te arritura.


Aftësite:

Aftesi shume te mira komunikuese
Aftesi shume te mira prezantuese
Aftesi shume te mira negociuese
Aftesi analizuese.
Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.

Aftesi te tjera:

· Njohuri te mira te gjuhes angleze ose italiane

· Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office

· Te disponoje patente automjeti te klasit B




Dergoni CV-te tuaja me fotografi ne adresen e e-mail-it administrata@topdistribution.al