PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Punonjes Sherbimi per Kujdesin ndaj Femijeve



A.C.R.E.M
14.08.2012, 08:47
ACREM është kompania lider në tregun Shqiptar që ofron shërbime cilësore menaxhimi, specializuar më së shumti në menaxhimin e qendrave tregtrare por jo vetëm, aktualisht në drejtimin e suksesshëm të së cilës janë qendrat tregtare më të rëndësishme në Shqipërisi: TEG- 180 dyqane, QTU- 90 dyqane dhe QTU Riviera- 40 dyqane.


ACREM kërkon të punësoj : Punonjese Sherbimi per Kujdesin ndaj Femijeve


Pershkrimi i Pozicionit te Punes

Stafi i Sherbimit te Kujdesit ndaj Femijeve I kushton femijeve kujdesin e nevojshem gjates periudhes kur klientet (prinderit) bejne blerje ne qendren tregtare. Ky staf eshte I perkushtuar ne perkujdesjen ndaj femijeve duke krijuar nje ambjent plot lojra dhe argetim, nje atmosfere stimuluese, inkurajuese, te sigurt dhe ne pershtatje me nevojat individuale te secilit femije.


Detyrat dhe pergjegjesite

v Njohin mire psikologjine dhe botekuptimin e femijeve dhe bashkeveprojne ne menyre interaktive me ta
v Ndjekin dhe kujdesen per femijet gjate aktivitetit te tyre te lojes dhe ndertojne mardhenie shoqerore pozitive me secilin apo ne grup
v Angazhojne dhe organizojne femijet ne aktivitete zbavitese, krijuese, stimuluese duke marre pjese ne krijimin e lojrave kreative per grupmosha te ndryshme
v Shoqerojne femijet ne kendin e lojrave duke u perkujdesur per kushtet e tyre fizike apo emocionale
v Mbajne kontaketet me prinderit per te komunikuar sipas nevojave te rastit
v Japin ndihmen e pare ne rastet e nevojshme


Kerkesa dhe Kualifikime

v Te kene kualifikimin perkates si edukatore te ciklit parashkollor apo mesues te ciklit te ulet
v Te kene eksperence pune jo me pak se 4-5 vite ne kete fushe
v Te kene referencat e punedhenesve perkates per secilen eksperience
v Te kene aftesi te shkelqyera nderpersonale dhe komunikative per te krijuar raporte te mira me femijet
v Te jene persona te besueshem, te pergjegjshem, fleksibel, te mireorientuar, te motivuar, energjike dhe emocionalisht te gatshem per te perballuar situata emergjente
v Te kene aftesi te miremenaxhimit te kohes, hapsires dhe resurseve dhe te kene aftesi te menaxhimit te nje grupi femijesh ne te njejten kohe


Mbyllja e aplikimeve ne dt. 18.08.2012
Kandidatet e interesuar jane te lutur te dergojne CV-te ne adresen tone elektronike: hracrem@acrem.al (hracrem@acrem.al); duke specifikuar qarte ne subjekt pozicionin per te cilin aplikojne

Bejme me dije se do te kontaktohen vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste!