PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Kostoist



ManeTCI
30.07.2012, 11:17
Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Inxhinier Kostoist. Bashkohuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.



PERGJEGJESITE:



Përgatitja e Situacioneve mujore, librezës së masave, analizë të cmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.

Rakordim mujor me Departamentin e financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.

Përpilimi dhe hartimi i preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania apo që vijnë nga studiot e projektimit.

Ndjekjen e kostos në mënyre periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me Manaxherin e Projektit, Përgjegjësin Teknik dhe Inxhinierin e Kantierit.

Raportimi i kostos së objekteve tek Manaxheri i Projektit, Drejtori Teknik dhe Departamenti i financës.

Përgatitjen e preventivave të paketave tenderuese.

Rishikim i analizave teknike dhe manualit të cmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare.

Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve ne Fl. zyrtare, në lidhje me cështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor .

Kontrolli i çmimeve të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktoret duke raportuar tek Manaxheri i Projektit per të ndihmuar në negocimet e ndryshme qe do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventivë.

Asistencë në përgatitjen Buxhetit mujor dhe Cash Flow.
Kontrolli mujor i inventarëve për materialet.

KERKESAT:


Posedimi i një diplome universitare në inxhinieri.

Experiencë si preventivues ose kost-kontroll mbi 15 vjet.

I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve.

Të jetë i azhornuar me cmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme.

Të jetë i aftë të komunikojë dhe të bashkëpunojë me anetarët e tjerë të stafit të kompanisë.

Aftësi komunikuese dhe punuese në grup

Të njohë programet bazë në kompjuter, autocad.

TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:


burime.njerezore@manetci.al
QTU, Autostrada Tiranë—Durrës, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170


Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.



Afati i dorezimeve të CV-ve është deri më 15 gusht 2012.