PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Kategorie (Produkti)



Neptun shpk
10.08.2012, 16:03
“Neptun”, kompania lider në fushën e shitjeve me pakicë e shumicë te produkteve elektronike në Shqipëri dhe 6 vende të Ballkanit Perëndimor.
Sot Neptun numëron 14 dyqane në gjithë Shqipërinë, duke përfaqësuar kështu zinxhirin më të madh të shitjes me pakicë të pajisjeve elektronike.

Neptun kërkon të punësojë në Departamentin e Blerjeve në Zyrat Qendrore:


Menaxher Kategorie (Produkti)

Të zbatojnë strategjitë për burimin & përzgjedhjen e kategorisë për tëcilën janë përgjegjës.

Të arrijnë koston më të favorshme nëpërmjet negociatave efikase, menaxhimittë furnitorëve dhe identifikimit të linjave globale të burimit me koston më tëefektshme.


Funksionet thelbësore të punës:


Analizë e tregut dhe konkurrencës në gamën e produkteve për kategori;
Përzgjedhja dhe zbatimi i strategjisë për kategorinë e tij/saj sipas strategjisë së kompanisë;
Gama e produkteve – Studimi i linjave të plota të produktit, të qenurit ekspert për njohuritë mbi produktet;
Kërkimi për produkte të reja që do të ndihmojnë në rritjen e fitimit të kompanisë;
Vendosja e çmimeve për produkt;
Negociohet për koston më të favorshme të produkteve me furnitorët & sigurohet që NEPTUN-i të ketë çmimet më të lira në treg;
Implementimi i produkteve në rafte;
Aktivitetet promocionale – Punohet sëbashku me furnitorët për planin promocional. Implementohet ky plan në bashkëpunim me departamentin e marketingut dhe atë të shitjeve;
Buxheti– Përgatitet plani i punës për kategorinë që i përket;
Mbanpërgjejgësi për shitjet & fitimin e kategorisë që mbulon;
Mban përgjegjësi për raportin e stokut të kategorisë që mbulon;
Shmang situatat me mungesë stoku ose stok të tepërt;
Punon me furnitorët për të siguruar disponueshmërinë e produkteve, për planifikimin e shpërndarjes dhe për të zgjidhur probleme me vënien e çmimeve apo çdo lloj problemi tjetër;
Negocion për kushtet më të mira për NEPTUN-in duke u bazuar në kriteret e kontratës së NEPTUN-it. Krijon dhe implementon plane pune për furnitorët dhe vendos objektiva specifike të performancës për furnitorët;
Bën përmbledhjen e të gjitha kushteve të kontratës dhe e shpërndan atë në departamentet përkatëse (si p.sh., dep. të Financës – kushtet e pagesës, bonuset, …etj.; Logjistikës– kushtet e shpërndarjes; Marketingut – planet promocionale, …etj);
Zhvillon një raport të fort e pozitiv për të gjithë furnitorët tanë dhe bëhet kontakti kryesor për Neptunin dhe furnitorët;
Punon me departamentin e Shitjeve dhe menaxherët e dyqaneve për t’u përditësuar mbi tendencat dhe nevojat e dyqaneve kur merr vendime për blerjet;
Kryen dhe analizon raporte për të vendosur shitjet përmes përqindjeve dhe më pas merr vendimin e duhur për kategorinë;
Mban përgjegjësi për të gjitha dokumentat dhe të dhënat që i perkasin kategorisë së tij/saj;
Bashkëpunon me të gjithë departamentet e tjera, Marketingun, Financën, Burimet Njerëzore, Logjistikën, Shitjet, IT-në dhe Teknikën për çështje të caktuara.
Aftësitë e Kërkuara:


Administrim Biznesi, ose/dhe Marketing, ose/dhe Financë;
Eksperiencë pune në këtë fushë;
Vetmotivim dhe ambicie;
Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; Njohja e gjuhëve të tjera do të konsiderohet si kualifikim shtesë (gjuhë e folur dhe e shkruar);
Aftësi në negociime të nivelit të lartë;
I/E aftë dhe me dëshirë për të punuar nën trysni;
I/E mësuar me marrjen e vendimeve dhe përgjegjësitë;
Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point) dhe Financa 5.
Kandidatët e interesuar mund t’i dërgojnë CV-të me fotografi duke specifikuar pozicionin për të cilën aplikojnë në adresën tonë elektronike:




hr@neptun.al (hr@neptun.al)


Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë!