PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjesh



ep & partners consultancy sh.p.k
20.07.2012, 01:30
Drejtor i Shitjeve – Tiranë.

eppc kërkon një Drejtor Shitjesh për klientin e saj i cili është një biznes i konsoliduar dhe me një eksperiencë të gjatë në tregun Shqiptar.

Ky pozicion ka të bëjë me planifikimin, drejtimin, organizimin dhe kontrollin e aktiviteteve të shitjes në vend.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Arsimi i lartë. Preferohen drejtime si Menaxhim, Marketing dhe Ekonomik.
· Diploma të niveleve master ose specializime të ndryshme përbëjnë avantazh.
· Zotërimi i gjuhës Angleze dhe Italiane është avantazh.
· Eksperienca e punës në drejtimin e shitjeve dhe menaxhim stafi është domosdoshmëri.
· Përdorimi i mire i MS Office.
· Person energjik dhe me aftësi komunikuese shumë të mira.
· Aftësi në drejtim dhe organizim.
· Aftësi analitike, prezantuese dhe negociuese.

Të dhënat:

Pozicioni: Drejtor i Shitjeve;
Vendndodhja: Tiranë;
Raporton tek: Drejtori i Përgjithshëm;
Orari: 48 orë pune në javë;
Udhëtime pune: Kryesisht në Shqipëri;
Pagesa: Pagë bazë + bonus në varësi të performancës;
Përfitime te tjera: Makinë pune ose kuotë për mbulimin e shpenzimeve të transportit
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 10.08.2012.

Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni tek: recruitments@eppc.al (recruitments@eppc.al)

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.