PDA

View Full Version : Fillim-Karriera e të Sapo-diplomuarëve?!



Eranda Ymerali
17.07.2012, 10:25
Para disa javësh ndërkohë që prezantonim me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale “Studimin mbi Punësimin në Tregun Shqipëtar”, një ndër pyetjet që ju bëmë atyre kishte të bënte pikërisht se sa të informuar ishin ata mbi mënyrat e të kërkuarit të një pozicioni pune si gjatë viteve të universitetit ashtu edhe pas diplomimit të tyre.

Përgjigjia u shoqërua me një ngritje supesh …dhe një formë habitore të mimikës së fytyrave të tyre….

Këta studentë për një muaj, një vit apo dy do të diplomohen në degët e studimit që ata kanë zgjedhur por në fakt dinë shumë pak për nevojat që ofron tregu i punës mbi profilet që ata do të diplomohen dhe janë shumë pak të informuar se si apo ku të kërkojnë për punë në degën e tyre të studimit.

Të paturit një diplomë të shkollës së lartë në ditët e sotme nuk përbën më një veçanti, madje tregu ynë është i tejmbushur me të ashtuquajturit “Kuadro”. Ngërçi aktual qëndron në sistemimin e këtyre të sapodiplomuarve në vende pune.

Kompanitë apo bizneset private në pjesën më të madhe të kohës e shohin jo me entuziazëm të punësojnë një të sapodiplomuar pasi nuk duan të harxhojnë kohë dhe para në trajnimin dhe kualifikimin e tyre. Ata duan njerëz që të jenë produktivë që në javën e parë apo të dytë të punësimit.

Po ku do të punojnë gjithë këta studentë që mbarojnë studimet e larta çdo vit nga universitet publike apo ato private, brenda dhe jashtë vendit?

Kjo është një pyetje që kushdo nga ne ia bën vetes sa herë dëgjon në lajme apo lexon në gazeta numrin e lartë të të rinjve të diplomuar çdo vit.

Në një situatë të tillë është shumë e nevojshme ngritja e zyrave të karrierës siç është edhe ajo që kompania The HeadHunter ka krijuar tashmë, për t’ju ardhur në ndihmë pikërisht këtyre të rinjve që dinë shumë pak ose fare për mënyrat se si dhe ku duhet të fillojnë të kërkojnë dhe më pas të aplikojnë për një pozicion pune.

Të rinjtë e sotëm shpenzojnë shumë kohë në internet apo rrjete sociale për të krijuar miqësi të reja, për të lexuar lajme apo humore që këto faqe dhe rrjete ofrojnë; por në fakt nuk e dinë se po në këto rrjete sociale mjafton të shkruajnë një fjalë kyçe si “punësim” dhe menjëherë përpara tyre do të shfaqen shumë oferta punësimi me interes për ta, emra kompanish private punësimi apo biznese të ndryshme që operojnë në shqipëri.

Në këto rrethana fokusi i universiteteve dhe kompanive që ofrojnë këshillime karriere duhet të jetë pikërisht orjentimi i duhur i studentëve që në vitet e para të karrierës së tyre studimore drejt mënyrave dhe formave të ndryshme që ekzistojnë për të kërkuar dhe gjetur një pozicion pune. Një shembull për t’u ndjekur në lëmin e karrierës është përkujdesja që tregon “Tirana Business University” që e ka përkrahur nismën tonë për studentët që ne fillim. Do ishte shumë me interes për të rinjtë tanë nëse të gjitha universitetet private apo shtetërore të tregonin të njëjtën përkujdesje për studentët e vetë.

Sa më shpejtë ky proces orientimi fillon aq më shumë rriten mundësitë që studentët e sapodiplomuar të sigurojnë një pozicion pune me kohë të plotë dhe në profilin e tyre të interesit.

Të diturit Ku dhe Si të kërkohet për një punë për çdo të sapo diplomuar mbetet çelësi i suksesit të fillimit të karrierës së tyre profesionale….

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/3M6iam)