PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor të Përgjithshem



info ftv
14.07.2012, 11:11
Një Kompani Telekomunikacioni kërkon të punësoj " Drejtor të Pergjithshëm".

Puna konsiston në :
- Drejtimin dhe menaxhimin e kompanisë dhe të punonjësve
- Mbikqyrjen e të gjitha proceseve të punës
- Hartimin e planit të punës dhe ndërtimin e strategjive në lidhje me realizimin e objektivave të vendosura dhe afateve të përcaktuara.
- Punësimin e punonjësve, si dhe sigurimin e mbarëvajtjes se punëve duke zbatuar me përpikmëri rregulloren e brendshme të Kompanisë.
- Raportimin në mënyrë periodike tek Administratori i Kompanisë, në zbatim të Rregullores së Brendshme.


Kriteret:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, dega menaxhim biznesi
- Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë pune të ngjashme.
- Të ketë njohje shumë mirë të gjuhës angleze, (gjuha e dyte perben avantazh).
- Të ketë njohje shumë mirë te programeve të paketës Microsoft Office dhe programeve te tjera kompjuterike për realizimin e detyrave.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi
- Të ketë afrtesi drejtuese
- Patentë ( klasi B )

Duhet t'i përmbahet këtyre rregullave:

-Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës dhe jashte orarit nese do të jetë e nevojshme.
-Të jetë i komunikueshëm dhe i gatshëm në çdo kohë të jap ndihmën e tij për nevojat e kompanisë.
-Të karakterizohet nga ndershmëria,integriteti dhe korrektësia.
-Të ketë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojë në dhënien e ideve të reja.
-Të ruajë konfidencialitetin.
- Nuk pranohen aplikantë të cilët janë duke ndjekur studime.
-Aplikimi me foto është i detyrueshëm


Për të aplikuar për këtë pozicion pune dërgoni CV (me fotografi) në adresën e e-mail-it: info@ftv.al
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.